Policia arreston 8 protestues të opozitës, për akte dhune. 9 të tjerë do të ndiqen në gjendje të lirë

5 Mars 2019, 21:09Kronika TEMA

Policia e Shtetit ka arrestuar 8 persona dhe 9 të tjerë do të ndiqen në gjendje të lirë për aktet e dhunës në protestën e sotme përballë Parlamentit.

“Gjatë tubimit, pjesëmarrësit kanë kundërshtuar, goditur me mjete të forta e lëndë plasëse punonjesit e Policisë, të planizuar me shërbim në ambientet përreth Kuvendit të Shqiperisë”, argumenton arrestimet policia.

Pas analizimit të pamjeve filmike, raport-shërbimeve dhe provave të tjera të mbledhura gjatë protestës është bërë arrestimi në flagrancë për kryerjen e veprave penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetesisë publike”, i 8 shtetasve:

– N.C., 36 vjeç, banues ne Sukth, Durres (i denuar më parë për vjedhje dhe drejtim mjeti pa leje drejtimi);

– A. M., 23 vjeç, banues në Tirane (i denuar më parë për vjedhje);

– E. C., 33 vjeç, banues në Burrel;

– L.D., 37 vjeç, banues në Burrel (i denuar më parë për vjedhje);

– A.P., 23 vjeç, banues në Tirane;

– M. N., 31 vjeç, banues në Kamëz;

– L. B., 41 vjeç, banues në Gramsh;

– E.G. 36 vjeç, banues në Lezhë.

Janë proceduar ne gjendje të lirë për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” edhe 9 shtetas të tjerë.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar kapsolla, doreza, kapuç, maska, pjesë metalike, flakadanë, etj.

2 komente në “Policia arreston 8 protestues të opozitës, për akte dhune. 9 të tjerë do të ndiqen në gjendje të lirë”

  1. Elidoni says:

    Ne burg te gjithe plehrat, asjje ne gjendje te lire….

  2. Edi says:

    1 bie mijera ngrihen. Perpara vec perpara. Nuk mund te pranojme nje qeveri te udhehequr nga drogaxhij dhe bandite. Te udheheqin jetet tona dhe te planifikojne te ardhmen e femijeve tane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje