Bushati merr letër falënderimi nga kreu i NATO-s Stoltenberg dhe Kryeministri i Izraelit Netanyahu

6 Mars 2019, 17:08Politika TEMA
Bushati merr letër falënderimi nga kreu i NATO-s Stoltenberg dhe

 

Stoltenberg:  Mirënjohës për mendimet tuaja rreth situatës në Ballkanin Perëndimor.

Netanyahu: Faleminderit për kontributin personal në forcimin e marrëdhënieve mes nesh

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati vijon të marrë letra falënderimi për punën dhe veprimtarinë gjatë aktivitetit të tij si kryediplomat i vendit në vitit 2013-2019.

Sekretari i Përgjithshm i NATO-s Jens Stoltenberg dhe Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, i cili I ka nis një letër falënderimi ish-Ministrit Bushati me rastin e largimit nga detyra.

Sekretari Stoltenberg vlerëson rolin e Ministrit Bushati dhe Shqipëris n përputhje me angazhimet e aleancës.

Dëshiroj t’ju falënderoj për angazhimin tuaj të fortë personal dhe kontributin në Aleancë…. 

Kontributi i Shqipërisë në KFOR, Resolute Support, prezenca juaj në Grupbatalionin e NATO-s në Letoni dhe në misionin në detin Egje, ka vlerësimin tonë maksimal dhe janë një shembull konkret i angazhimit të Shqipërisë në Aleancë, për të cilat unë dhe Aleanca ju jemi mirënjohës. 

Në të njëjtën kohë Ju jam mirënjohës për mendimet tuaja rreth situatës në Ballkanin Perëndimor dhe mbështetjen Tuaj të zjarrtë për politikën e dyerve të hapura, e cila provoi sërish se është e një rëndësie të veçantë”, thuhet në letrën e Sekretarit Stoltenberg drejtuar Bushatit.

Ndersa Kryeministri i Izraelit Netanyahu falenderon Bushatin për “kontributin personal në  forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve”. 

Netanyahu uron që të takohet së shpejti me Bushatin, ndërsa bën me dije se Izraeli e vlerëson bashkëpunimin me Shqipërinë dhe do të punojë për përforcimin e kësaj marrëdhënie.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje