Lefter Maliqi: Në Parlament përfaqësoj demokratët dhe ata që gënjehen nga Luli, nga kamarier u bë miliarder që del kundër Topallit, Bregut dhe Patozit

6 Mars 2019, 17:22Politika TEMA

Deputeti i PD-së, Lefter Maliqi thotë se ka pasur ndërhyrje për marrjen e mandatit. I ftuar në studion e lajmeve të Ora News ai sqaroi arsyet moral dhe ligjore, që e detyruan atë të pranojë mandatin e deputetit.

Keni pasur ndërhyrje për të pranuar mandatin?

“Ndërhyrje po. E kam marrë vesh që ditën e protestës që do të dorëzonin mandatet. Të nesërmen kur u dha reagimi janë thirrur kandidatët në telefon. Edhe unë jam telefonuar nga eksponentë të PD, miqtë e mi, të cilët po mashtrohen aktualisht. E kalova në heshtje pas asnjë përgjigje. Kishte mbi 4 ditë ftesa e KQZ dhe unë vendosa ditën e 6“, tha Maliqi.

Maliqi thotë së në Parlament do të përfaqësojë demokratët, por ka kritika të ashpra për kreun e PD, Lulzim Basha.

Zoti Maliqi në Parlament kë elektorat përfaqësoni?

“Unë tani përfaqësoj PD. Unë jam me të gjithë demokratët që rrinë protestojnë dhe gënjehen nga Luli, me tik taket e Lulit, me shumëzimet e Lulit.  Pse them unë jam mirënjohës me Sali Berishën ose për Ilir Metën. Këta thonë po ose jo. Ky nuk mban fjalë. Ky na mbajti 3 muaj në çadër dhe na tregonte parime demokratike. Vuri në listë kandidatët që ishte turpi i PD. Unë kam dalë kundër Lulit.  Ku ka lidhje Luli, nga kamarier u bë miliarder nga Sali Berisha. Del ky kundër Jozefina Topallit, ku di ky çfarë është PD. Del kundër Ridvan Bodes, Bregut, Patozit etj. Kush është ky?! Fryma e përjashtimit nuk të sjell fitore”, tha Maliqi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje