Kryeministri shqiptar në Rai, në një operacion marketingu

6 Mars 2019, 10:16Politika TEMA

Edi Rama ishte i ftuar mbrëmjen e së martës në programin me të rëndësishëm politik italian, “Porta a Porta.”

Pas pamjeve të shqiptarëve që pushtuan Italinë, duke u hedhur majë anijeve, dalja e kryeministrit shqiptar të 2019, me një italishte të pastër dhe vetëbesim, dukej e pabesueshme.

Por është e vërtetë. Kaq shumë kemi ndryshuar. Të varfër, të dobët, të paveshur, të dalë nga kafazi i diktaturës , duke i kacavjerrë çdo mjeti lundrues, për t’ju gëzuar çdo letre me ngjyrë, qe na falnin italianët, në stadiume, dje emisioni i Vespas tregonte një Shqipëri qe prezantohej krejt ndryshe.

Jo vetëm nga një kryeministër pa komplekse, në sjellje, gjuhë e qëndrim, por edhe nga Igli Tare, një fenomen edhe për italianët dhe një sipërmarrës që e shikonte Shqipërinë si treg.

Kohët kanë ndryshuar për te gjithë, por treguar nga ata që i kemi trembur dikur, kjo duket më bindëse për ne, që jemi protagonistë të ndryshimit.

Mbrëmë në “Porta e Porta”, me gjithë dëshirën për të përballur komentet, kush shante e kush lëvdonte Ramën më shume, nuk qe kjo çështja.

Mbrëmë ndodhi një operacion i shkëlqyer marketingu për turizmin, investimet italiane, pensionistët italianë që preferojnë Vlorën e Sarandën, për tregun italian që të na shohë si mundësi, jo si emergjencë, për shqiptarët edhe për Ramën, vetë.

Shqipëria nuk është më ajo e operacioneve Alba e Pelikan.

Dhe mbrëmë kjo ishte e dukshme.(dritare.net)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje