Truku juridik: Ao po mundohet Rama të shpëtojë mandatet e Bashës, Berishës dhe Kryemadhit?

6 Mars 2019, 09:23Politika TEMA

Deputetët e opozitës kanë depozituar në Kuvend deklaratën për dorëheqjen nga mandati i tyre. Por ndonëse ka më shumë se 10 ditë nga ndërmarrja e këtij hapi, zyrtarisht ky proces nuk ka përfunduar.

Aktualisht janë vetëm katër deputetë të opozitës të cilët kanë përfunduar procesin e dorëzimit të detyrës dhe është bërë zëvendësimi nga KQZ.

Në fakt janë emra nga LSI dhe jo me shumë peshë në spektrin politik, ndërkohë që procesi i dorëzimit të detyrës për “peshat e rënda” si Basha, Berisha dhe Kryemadhi nuk ka filluar.

Më shumë se vonesë për shkak të procedurës, kjo duket një strategji dhe një pakt i fshehtë mes Ramës dhe drejtuesve të opozitës për mandatet e tyre.

Por çfarë po ndodh në fshehtësi dhe larg syrit të publikut?

Neni 164 i Kodit Zgjedhor (i ndryshuar me ligjin nr. 74/2012) përcakton qartë se mandati i deputetit, i fituar sipas neneve 162 dhe 163 të këtij Kodi, ndërpritet vetëm për shkaqet e parashikuara në nenin 71 të Kushtetutës. Nuk përbëjnë shkak për ndërprerje të mandatit marrëveshjet apo deklaratat paraprake individuale apo kolektive për heqje dorë nga mandati.

Në rastin e shkronjave “a” dhe “b” të pikës 2 të nenit 71 të Kushtetutës, deputeti deklaron në mënyrë publike përpara komisionit përkatës të Kuvendit refuzimin për të bërë betimin ose heqjen dorë nga mandati.

Në këtë rast Kuvendi, jo më vonë se 30 ditë, njofton KQZ-në për krijimin e vakancës. Pra qartësisht deputeti do të duhet të paraqitej para Këshillit të Mandateve për të bërë publikisht refuzimin e mandatit. Por burime për tirananews.al bëjnë me dije se një gjë e tillë nuk ka ndodhur, por ka qenë Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit që deklaratat individuale të deputetëve ia ka përcjellë direkt KQZ për të shpallur vakancën duke e bërë fakt të kryer.

Pra nëse pas një farë kohe gjendet një zgjidhje politike, atëherë mazhoranca mund të shprehet se zëvendësimi i deputetëve aktualë është bërë në kundërshtim me ligjin se nuk është mbledhur Këshilli.

Ndërkohë, truku tjetër është se zëvendësimi i tyre nuk është bërë sipas radhës duke nisur fillimisht me dorëzimin e mandateve nga deputetët me më pak peshë politike. Në këtë mënyrë shpëtojnë mandatet e Bashës, Berishës dhe Kryemadhit, edhe pse janë të parët në listat që duhen zëvendësuar, raporton tirananews.al.

Pra, mazhoranca i ka dhënë ende kohë drejtuesve kryesorë të opozitës me shpresë se nga negociatat që mund të bëhen, ata të vendosin të tërhiqen dhe të rikthehen sërish në Kuvend.(L.T)

4 komente në “Truku juridik: Ao po mundohet Rama të shpëtojë mandatet e Bashës, Berishës dhe Kryemadhit?”

  1. identiku says:

    Mire do ishte te zhdukeshin jo vetem nga politika funderinat bashke me sebin Sali ne krye.

    Por historia ka treguar se te ashtuquajturit socialiste kane qene dhe mbeten ca b****ra te ndyte qe tradhetine ndaj popullit e kane ne gjak.

  2. tomsojeri says:

    Kjo maxhoranc e pjerdhur me shum bojna ,ska pse ju cudit me truket e saj, se esht ajo qe ju la koh ,nuk ndeshkoi,vodhi dhe vet ,e tani vazhdon lojen me kryebanditet se i do per dordolec , te fitoj kshtu lirshem zgjedhjet ! Pra mishi piqet e krimi ,hajduteria e tradhtia aty , tju zgjas jeten te dy paleve ! “Hani protesta” o popull , paguni si gjithmon , pshurruni si gjithmon ,zbrazni shqiperin e lirini rehat te gezojn cka ju moren e do ju marin akoma ! U trash “lekura “e spyt mo , as per shi e as per bresher ……..

  3. 666 says:

    O ti artikullshkrus kush je ti . Po te behet ashtu si the ti zevendsimi tyre behet ne vitin 2099 po a ke lujt mendsh ti , ata kan firmos ne deklerat edhe iku ajo pune . Po te veprosh si thu ti a kujton se jane krejt te marr a , ata jane pendu edhe per kete veprim qe kan bere deri tashti por i ka detyru Berisha , po si kujton ti se po paraqiten para komisionit zgjedhor a i mandateve nje nga nje nuk mbaron as ne 2099 ten qe thashe me lart . Po ato gallad duan a kujton ti se plasen per kete popull ?

  4. Ladi says:

    Nuk do ishte keq nese ky lajm, (truk) eshte i vertete. Budallait, i mencuri i hap gjithmone rruge. Ne kete rast do te ishte vertete shume mire, nese ju lihesh nje shteg! Shqiperia ka nevoje per njerez te mencur dhe qetesi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje