Kandidati demokrat: Basha i paparë në gënjeshtra, bëhesh deputet më thoshte, se Halimi do bëhet ministër Drejtësie. Berisha e mori kamarier dhe e bëri miliarder

6 Mars 2019, 09:26Politika TEMA

Lefter Maliqi në 2017-ën pas zyrtarizimit të listës së PD në Berat ku renditej i treti, doli përkrah PS, duke u kërkuar mbështetësve të tij të votonin kandidatët e propozuar nga Rama.

I ftuar në studion e “Top Show”, Lefter Maliqi është shprehur i zhgënjyer nga lidershipi i PD, kryesisht me Bashën, për të cilin e thekson si personin që po shkatërron PD.

“Unë Sali Berishës i jam mirënjohës, por jo Lulzim Bashes.

Ai e ka shkatërruar Partinë Demokratike.

Me PD më afroi Sokol Olldashi, unë iu rrita numrin e votave.

Basha më ka gënjyer disa herë.

Para se të publikonte listën më tha se do të isha i pari në listë.

Ngela në çadër, nxori listën dhe më kishte vënë të tretin.

Je deputet më thoshte, sepse Halimi do jetë ministër e do dorëhiqet.

U duheshin votat e mia të fitonin 2 mandate.

8-9 mijë demokratë nuk votuan për PD në 2017.

Ramës i thashë nëse PD merr dy mandate, unë do iki, s’ka punë me mua”, u shpreh ai.

“Luli s’më heq dot nga PD-ja mua, me atë kryesinë e tij që e ka si kukull.

Më hiqka Luli mua? Luli 30 kilogramë është.

Është Berisha aty po dhe atij i jam mirnjohës.

Berisha e mori kamarier dhe e bëri miliarder, po na tregon Lulin.

Ai duhet të kishte ik me kohë nga PD-ja dhe demokratët duhet të protestojnë për largimin e tij”, u shpreh Maliqi, duke replikuar me Besart Kadian. (TemA)

2 komente në “Kandidati demokrat: Basha i paparë në gënjeshtra, bëhesh deputet më thoshte, se Halimi do bëhet ministër Drejtësie. Berisha e mori kamarier dhe e bëri miliarder”

  1. BOHOTINA says:

    O bo bo sa i pafytyre duhet te jete ky? E them se nuk e njoh. Po me postimin e mesiperm ka ekspozuar veten si legen qe shkon hu me hu… Ketij i flet xhepi dhe jo zemra.

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Si muti kaka, si nani saka.. = edhe ti nje kulish je..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje