Nëna i lutet shtetit t’i marrë vajzat: Ju lutem mbyllini diku, nuk i dua më

6 Mars 2019, 18:38Lifestyle TEMA

Një nënë po i lutet qeverisë australiane që t’i marrë vajzat e t’i mbyllë diku sepse nuk i do më.

Tammy, mbiemri i së cilës nuk bëhet publik, thotë se jeta e saj është shndërruar në një makth të vërtetë dhe jeton e frikësuar prej dy vajzave, të cilat i konsideron “të liga”.

Për të treguar se nuk po gënjen, nëna i filmoi vajza e saj në disa video, të cilat i publikoi në një program televiziv në Australi.

“Ju lutem mbyllini diku, durimit tim i ka ardhur fundit. Nuk kam më dashuri për to. Janë të këqija dhe nuk e dua personin që janë”, tha ajo gjatë programit.

Në videot e transmetuara në emision, Tammy, e cila jeton në New South Wales përpiqet që t’i nxjerrë vajzat e saj Hillary, 14-vjeçe dhe Sophie 16, nga shtrati që të shkojnë në shkollë, por ato nuk pranojnë.

Në një tjetër, ajo përpiqet që të përballet me vajzat për konsumin e kanabisit, por ato largohen dhe mbyllen në banjë. “Përse nuk godet ndonjë pemë me makinë? Kështu më kanë thënë. Kjo më lëndon shumë. Të liga, janë të liga. Nuk i dua”, thotë më tej gruaja.

Nga ana e tyre vajzat mohojnë se konsumojnë kanabis dhe thonë se nuk e trajtojnë nënën keq.

“Ju nuk e keni parë sesi nga trajton ajo ne“, tha Sophie.

1 komente në “Nëna i lutet shtetit t’i marrë vajzat: Ju lutem mbyllini diku, nuk i dua më”

  1. ¿ says:

    Një rast i tillë u pa dhe te motrat Keshi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje