DETAJET: 9 apartamente, 2 dyqane dhe 1 garazh, sekuestrohet pasuria 2.2 mln euroshe e dy vëllezërve nga Tirana

7 Mars 2019, 13:45Kronika TEMA

Në kuadër të operacioni të koduar “Vllazëria” polica ka sekuestruar nëntë apartamente, dy dyqane dhe një garazh, pasuri këto të dyshuara të përfituara nga të ardhura të rrjedhura nga aktiviteti kriminal i dy vëllezërve A. G., 44 vjeç dhe A. G., 47 vjeç.

Njoftimi i plotë i policisë:

Finalizohet operacioni i koduar “Vllazëria” nga Seksioni i Pastrimit të Parave në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Sekuestrohen nëntë apartamente, dy dyqane dhe një garazh, pasuri këto të dyshuara të përfituara nga të ardhura të rrjedhura nga aktiviteti kriminal.

Seksioni për Pastrimin e Parave në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë në funksion të procedimit penal të vitit 2018 “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në ngarkim të shtetasve A. G., 44 vjeç dhe A. G., 47 vjeç (vëllezër), finalizoi operacionin policor të koduar “Vllazëria”, në kuadër të të cilit u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës dhe sekuestrimi preventiv i :

– nëntë apartamenteve
– dy dyqaneve
– një garazhi (të ndodhura në qytetin e Tiranës dhe Durrësit të cilat kapin vlerën e dy milion e dyqindmijë euro).

Pas një pune disa mujore në funksion të procedimit të rregjistruar duke përdorur metodat speciale të hetimit, janë identifikuar pasuri të cilat nuk justifikoheshin nga ana ekonomike e financiare dhe rridhnin nga aktiviteti kriminal i dy vëllezërve. (TemA)

5 komente në “DETAJET: 9 apartamente, 2 dyqane dhe 1 garazh, sekuestrohet pasuria 2.2 mln euroshe e dy vëllezërve nga Tirana”

  1. loni says:

    bukur dhe shume mire qe beni te tilla sekuestrime,por jo vetem tek te dobtit,futuni njehere vetes tuaj,prokurore,gjykates,shefa dhe drejtora policie,ministra,deputete,mjeket,gazetaret,analistet,dhe shum e shum te tjere perpara se te shkoni tek keta funderinat apo tek keta te fortit e vegjel,prandaj mos na shisni me SHOW se na hapet barkun,kryemadhi e justifikon dot pasurine pershembull???

    1. Jetmir says:

      Po jane motetqira kto o vllai gjejne te dobet dhe vua sekustrojne….ta provojne me naj te forte u shperthejne shpiat makinat nga tritoli fisqirat ska asnje shqiptar qe ska fitu lek me dallavere

  2. qytetari says:

    Mire beni qe merrni operacione te tilla ,pasuri te fituara nga veprimtari kriminale por nje pyetje kisha:Po Luli pallatin e ndertuar brenda detit ne Vlore nga veprimtari te ligjeshme i kishte ato para!Apo peshku qelbet nga bishti e jo nga koka!Drejtesi nuk ka me dy shpejtesi por vetem me nje ndaj qe reforma te madhe udhen e saj te duhur e te mirpritur duhet te filloje nga banjot e maceve e deri tek dyqanet e bllokut!Ky perben lajm e jo bjeri dritares te ndigjoje dera!

  3. Gjykatesi hajdut says:

    Po’ saliut fatosit likes lulit kur do tja sekuestroni shtet muti mereni me njerez te dobet

  4. rexha 10 says:

    SEKUSTRONI ATO TE GJIRIT TE LALZIT ,THA MUSTAFA NANO NE NJE EMISION TELEVIZIV.PERSE NUKE E NDIGJON NJERI???????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje