Fotot / Militantët e PD, "dyndje" në faqen e Bruno Vespës me komente. Pjesëmarrja, nga punonjësit e Bashkisë Kamëz te kryetarët e FRPD

6 Mars 2019, 16:54Kronika TEMA
Fotot / Militantët e PD, "dyndje" në faqen e Bruno

Një ushtri e tërë militantësh, mes të cilëve punonjës të bashkive që drejtohen nga demokratë, të kamufluar si shqiptarë të zakonshëm e në nevojë, duket se janë angazhuar mbrëmjen e djeshme për të komentuar dhe diskretituar Shqipërinë në faqen zyrtare të emisionit “Porta a Porta”, ku po fliste Kryeministri Rama.

Këta individë si personi me emrin Alket Haziraj, i cili rezulton punonjës i Bashkisë Kamëz, kanë shkruar se shqiptarët sot janë pjesë e botës kriminale e se Shqipëria është sot një vend i drogës.

Më tej, komentuesi Ergys Ivziku, është kryetar i forumit rinor të PD Shkodër, i punësuar në një nga institucionet e varësisë të Bashkisë Shkodër.

Alban Lutfija, nga Shkodra, ka mbajtur në kohën e qeverisjes së PD detyrën e Drejtorit të Mbledhjes së Borxhit në Drejtorinë e Tatimeve.

Më poshtë mund të shihen edhe fotot e militantëve nga selia e PD, ithtarë të Bashës që janë angazhuar me komente, në të cilat prezantohen si qytetarë që po vuajnë nga qeverisja e Ramës.

Militantët e PD nuk kanë kursyer as mllefin dhe fyerjet ndaj Kryeministrit Rama. Por çfarë tregon kjo për nivelin dhe situatën e opozitës shqiptare?

Lulzim Basha pretendon nga mëngjesi në mbremje se ka me vete shqiptarët e zakonshëm, ata pa parti, por sic tregojnë këto organizime nga selia e partisë demokratike, ata që sulmojnë Kryeministrin dhe Shqipërinë janë vetëm një grup militantësh të organizuar.

E në këtë mënyrë kuptohet se nuk paskemi të bëjmë me një revoltë popullore, por vetëm me disa militantë që për interesat e partisë, i nxijnë fytyrën Shqipërisë.

8 komente në “Fotot / Militantët e PD, “dyndje” në faqen e Bruno Vespës me komente. Pjesëmarrja, nga punonjësit e Bashkisë Kamëz te kryetarët e FRPD”

  1. Isuf kapertoni says:

    Po militantet e PS qe komentojne ketu tek tema tere diten duhen censuruar? Po pse kur militon diku te iken e drejta per tu ankuar? Ju ne vend qe te merreni me cfare kane shkruajtur merreni me ku ka punuar e ku punojne etj etj. Jeni bere me keq se sigurimi i komunizmit si ju si ata te syrit

    1. behuni njerez! says:

      kujdes do te çahet kopertoni ty se je fryre shume!

    2. askushi says:

      nuk ndodh ne asnje vend te europes kur opozitat bejne protesta ,punonjesit e bashkive lejne punen per ti sherbyer publikut dhe bashkohen ne protesta. nje gje etille ndodh vetem ne shqiperi.keta punojnes bashke me kryetarin duhen te pushohen nga puna ete proçedohen. punonjest qe punojne ne bashki jane. ne sherbim te publikut dhe jo te partive.

  2. Luli says:

    Keshtu e ekspozojne me mire veten per te njohur me mire gazetari Bruno Vespa se cfar nivel gjykimi e arsyetimi kane ata qe protestojne me Bashen

  3. Isuf Kapertoni,me siguri i cpuar ,nga kush ?????
    Nga une jo ,te jesh i sigurt o kaperton

  4. nord.al says:

    Ata te dy shkodranet jane zagare te Berishes familiarisht. Lehin me komande.

  5. Leskovik says:

    isuf kopertoni i djegur ,shpelle-tropoje,kryeqytet i Shqiperise.Gjithe Tironsit do te shkojne atje!

  6. MACOKU says:

    a ka burra shkodra qe ti qi ropt ktyne qe na truprun neper bote tu shajt vendin e tyre maskarenj tashti qe ja msuam dhe emrat te gjejn vend te futen do ti shkerdhejm ne sum si i shkerdhente jakamoni tirones dylberet fm mero0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje