DETAJET: Masa displinore për 28 doganierët në Portin e Durrësit, ja problematikat e evidentuara

6 Mars 2019, 16:40Kronika TEMA

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka deklaruar se janë marrë masa disiplinore  për 28 doganierë në Portin e Durrësit.

U evidentua se në disa praktika mungojnë të dhëna mbi numrin e imazhit të skanimit dhe rezultatet e skanimit  si dhe mos respektimit të procedurave dhe kërkesave të parashikuara në legjislacionin në fuqi në fushën e vjeljes së detyrimeve doganore dhe të akcizës si dhe rikuperimit me forcë të borxhit doganor.

Në përfundim të kontrollit janë rekomanduar nga taks forca antikorrupsion 28 masa disiplinore pezullim nga e drejta e ngritjes në detyrë përfshirë rritjen në shkallën e pagës për një periudhë 2 vjet. Masë disiplinore për 18 doganierë për mbajtjen deri në 1/3 e pagës së plotë për një periudhë 6 muaj.

Për 5 specialistë të zyrës së rikuperimit me forcë të borxhit doganor, masë disiplinore për mbajtjen deri në 1/3 e pagës së plotë për një periudhë deri në 6 muaj, si dhe vërejtje për 4 përgjegjës sektori pranë sektorit të operacioneve doganore pranë zyrave të terminaleve”, shprehet Gjonaj. 

1 komente në “DETAJET: Masa displinore për 28 doganierët në Portin e Durrësit, ja problematikat e evidentuara”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Korrupsjon i madh me ate port..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje