Guaido: Europa të intensifikojë sanksionet kundër Maduros

7 Mars 2019, 11:08Bota TEMA

Opozitari Juan Guaido, i vetëshpallur president i përkohshëm i Venezuelës, i bëri sot thirrje Europës për intensifikimin e sanksioneve financiare kundrejt regjimit të Nicolas Maduros, një ditë pas dëbimit të ambasadorit të Gjermanisë për ‘’ndërhyrje’’.

‘’Shtetet europiane duhet të forcojnë sanksionet financiare ndaj regjimit. Komuniteti ndërkombëtar duhet të parandalojë që paratë e venezuelianëve të mos përdoren në mënyrë të gabuar për të vrarë kundërshtarët e regjimit’’, deklaroi Guaido në një intervistë për ‘’Der Spiegel’’.

Ai dënoi ashpër vendimin e marrë një ditë më parë nga presidenti Maduro për të dëbuar ambasadorin e Gjermanisë në Karakas, duke i kërkuar këtij të fundit  të qëndronte në Venezuelë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje