Një shofer në Afrikën e Jugut ka filmuar një ngjarje të pazakontë në rrugët e këtij vendi.
Në pamjet filmike do të shikoni një burrë të ulur në karrocën për invalidë, që po mbahej në rimorkion e kamionit dhe po e shfrytëzonte si “taksi”.
Kamioni po lëvizte me shpejtësi prej rreth 80 kilometra në korsinë e mesme, por kjo nuk e ndaloi burrin në karrocë që të kapej pas saj.
Por, ky veprim i tij ka nxitur reagime të ashpra, madje disa filluan të shkruajnë komente paksa fyese, duke thënë se “tani e dinë se si ka përfunduar në karrocë”. (TemA)