Elisa Spiropali mesazh për 8 Marsin: Përkujtim për gratë që nuk shpëtuan nga dhuna primitive

8 Mars 2019, 10:01Sociale TEMA

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali, ka përcjellë një mesazh për të gjithë gratë me rastin e 8 Marsit.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ndër të tjera ajo shkruan:

“Sot më 8 Mars, dua të kujtoj me respekt të thellë gratë që nuk shpëtuan dot nga dhuna primitive, ato që nga ajo dhunë shpëtuan por nuk u shëruan, vajzat që nuk u arsimuan sepse nuk i lejuan, ato që u shkelën dhe u shfrytëzuan, vajzat e martuara me detyrim, ato që përfliten sepse guxojnë, ato që kurrë nuk u lejuan ta shfaqin personalitetin, por edhe të gjitha ato gra dhe vajza që ia dolën duke sfiduar pengesat, ato heroina trime dhe inteligjente të potencialit të pakufijshëm njerëzor që rri i fshehur tek vajzat e jashtëzakonshme shqiptare kudo ku janë, kudo ku vuajnë, kudo ku lodhen, kudo ku triumfojnë”, nënvizon Spiropali. (TemA)

1 komente në “Elisa Spiropali mesazh për 8 Marsin: Përkujtim për gratë që nuk shpëtuan nga dhuna primitive”

  1. gimcja says:

    perkujtim dhe per grarine te dhunuar nga imazhi i nje femre teveqele si puna jote

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje