Vend i plotëvlershëm

9 Mars 2019, 09:22Bota TEMA

Në Manifestin e tij për Ripërtëritjen e Evropës, presidenti Macron shprehet me fjalë të forta – në drejtim të Britanisë. Propagandistët e Brexitit ai i akuzon për gënjeshtra dhe papërgjegjshmëri.

Në kontinentin evropian dhe në Mbretërinë e Bashkuar ai me këtë duhet të ketë thënë atë që duan shumë vetë, edhe nëse ai nuk e ka ruajtur formën e të shprehurit.

Por Macroni jo vetëm kritikon, ai hedh edhe karema, për shembull këtë: Në një Këshill Sigurie të Evropës mund të bënte pjesë edhe Britania e Madhe, e cila me gjasa nuk do të jetë më në të ardhmen anëtare e Bashkimit Evropian.

Macroni e vendos me këtë, atë që ofron Britania e Madhe në aspektin e politikës së sigurisë dhe në atë ushtarak, mbi purizmin institucional. Kjo duhet përshëndetur, njësoj si perspektiva, që ai tregon për Britaninë e Madhe në një Evropë, e cila “është e hapur për të gjithë” – mund të thuhet edhe në një Evropë të gjeometrisë variable.

Në këtë Evropë, Britania e Madhe do të gjejë një vend me vlerë të plotë.

Po të jetë ky orientimi i të gjithëve, dalja nga BE ndoshta nuk duhet të përfundojë në katastrofë.

Por në radhë të parë kjo është në dorën e britanikëve dhe të irlandezoveriorëve vetë.(FAZ)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje