Lajmi i fejesës së Jennifer Lopez me partnerin Alex Rodriguez, bëri xhiron e rrjetit.
Ky i fundit i bleu asaj një unazë që kushton plot 1 milionë dollarë, për t’i propozuar.
Por vetëm pak orë më pas, vjen një denoncim i rëndë për Alex Rodriguez.
Jose Canseco, ish-sportist, shkruan se Alex Rodriguez e ka tradhëtuar vazhdimisht Lopez me ish-gruan e Jose, Jessica.
“Po shoh “World of Dance” dhe shoh J.Lo teska i shkruan Alex Rodriguez, por e shkreta vajzë nuk e di fare që ai e tradhëton me ish-gruan Jessica.
Alex mjaft u tregove një copë m***, mjaft e tradhëtove Jennifer-in.
Isha aty disa muaj më parë kur ai telefononte ish-gruan.
Do të dëshiroja të testohesha nga makina e së vërtetës që të vërtetoj se ajo që po them është 100% e vërtetë”, shkruan ai.(TemA)