Ushtria koreano-jugore njoftoi sot se po ndjek nga afër infrastrukturat balistike dhe hapësinore në Korenë e Veriut pas sinjalizimeve për aktivitet që ngjallin dyshime për përgatitje të mundshme të lëshimit të raketave.
Analiza e pamjeve satelitore dëshmon për një rinisje të aktivitetit në dy zona koreano-veriore, qendra e kërkimeve balistike të Samundong-it dhe qendra e testimit të raketave Sohae, e njohur gjithashtu edhe me emrin e Tongchang-ri.
Çdo lëshim do të dëmtonte seriozisht negociatat tashmë të vështira mes SHBA-së dhe Koresë së Veriut mbi denuklearizimin.
‘’Koreja e Jugut po ndjek nga afër dhe po vëzhgon të gjitha aktivitetet dhe skenarët e mundshëm, përfshirë lëshimin e raketës në bashkëpunim të ngushtë me SHBA-në’’, deklaroi Kim Joon-rak, zëdhënës i shefit të Shtabit të Përgjithshëm të vendit.