“Kanabisi më ka bërë një nënë më të mirë”.
Kështu thotë Kerine Cyr.
Mamaja e dy fëmijëve është drejtuesja e një grupi nënash kanadeze që sfidojnë normat, e refuzojnë stigmat rreth prindërimit dhe marijuanës, duke dalë hapur pro saj që kur Ottawa legalizoi përdorimin në muajin tetor.
“Jemi lodhur nga fakti që duhet ta fshehim atë që bëjmë prej familjes, fqinjëve e të tjerëve”, thotë ajo.
“Njerëzit nuk janë të informuar siç duhet. Ata ende mendojnë se ne, kur përdorim kanabis, ulemi përpara televizorit e hamë pica si adoleshentët.
Unë kur konsumoj marijuanë pastroj shtëpinë, luaj me fëmijët, madje mund të them se jam më e duruar me ta, më e pranishme.
Mua personalisht më ndihmon që të jem një nënë më e mirë”, tha Kerine Cyr.
Prit dhe ca kohe, se dardha e ka bishtin mbrapa. Ne fillim ke te emblat. Me kanabisin e nisin te gjithe!!!!!!!!!
Sna the gje fare. Une drejtoj nje popull te tere duke pire kokaine cdo dite po qe deri sot nuk ma mban ta deklaroj hapur. Qysh se kam shtuar dozen jam ber me i mire, me i durushem dhe kam fillu te besoj se une drejtoj edhe evropen.
në 1936 marijuana u fut per herë të parë në listën e drograve për arsye të interesave të nje pakice. Diskutohet që do hiqet sërish tani afer. Besohet se ësht elixir për shum semundje dhe ka fituar terren në shum shtete. amerikanët tymosin marijuana pa duhan sepse duhani e bën perdoruesin vartës.