Qeni i një burri në Kaliforni ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, për faktin se ka një trup shumë të madh dhe peshon mbi 96 kilogramë.
Marcus Curtis, 45-vjeç nga Riverside, thotë se qeni është bërë hit në vendlindjen e tij.
Qeni 18-muajsh është rezultat i asaj që Marcus e quan rikthimin në jetë të racës së vjetër Molussus.
Yvette Curtis, gruaja e Marcusit, thotë se sa herë që e nxjerr qenin për shëtitje, kalimtarët e rastit kthejnë kokën për ta shikuar. (TemA)