Opozita paralajmëron se do ta rrëzojë, Rama mesazh nga Berati: Të paditur dhe injorantë

16 Mars 2019, 11:11Politika TEMA

Teksa opozita është grumbulluar para Kryeministrisë, Edi Rama dhe një pjesë e kabnietit qeveritar vijon ditën e dytë të vizitës në Berat.

Shefi i ekzekutivit po zhvillon sot një takim me operatorët turistikë teksa shpalosi edhe programin e qeverisë për shfrytëzimin e kapaciteteve.

“Duke thithur më shumë vizitorë, thithim më shumë para, që shpenzohen në baret, restorantet dhe hotelet e Beratit. Ndërkohë që ishin tek një bujtinë e ndërtuar pranë rrugës së rindërtuar të kalasë, që është e shpëtuar nga të gjitha vështirësi dhe probleme që krijoheshin. 

Po punojmë për transformimin e shtëpive tradicionale në bujtina, që të shpëtohen nga degradimi dhe rrënimi dhe të rritet kapaciteti ekonomik i familjeve që kanë një pasuri të fjetur në duar. 

Po diskutonim me Ervinin, që bashkia duhet të zerojë taksën e pronës shtëpive tradicionale dhe t’ua rrisë atyre që mbahen mbyllur dhe peng.

Diskutuam edhe për investimin që duhet bërë për shkollën 9-vjeçare për të krijuar një eksplanadë që të çon drejt rrëzës së kalasë. 

Kjo që po bëjmë është ekonomi, lufta me të bukurën në emër të luftës kundër fasadës është anti ekonomike. 

Unë kam parë dhe të gjithë vende të bukura që kanë probleme ekonomike, por nuk kam parë vend të shëmtuar që të ketë zhvillim ekonomik. Kjo është lufta e padijes, injorancës dhe errësirës me dijen dhe dritën. 

Berati dje nuk kishte shpresë, sot ka, kuptojet jo për ata, që lozin e kuvendojë se nga gratë rrojnë, atyre nuk ke cfarë u bën. Kombinimi, i zgjimit, që do të jetë objektiv i mandatit tjetër do të jetë objektiv” tha Rama. (TemA)

1 komente në “Opozita paralajmëron se do ta rrëzojë, Rama mesazh nga Berati: Të paditur dhe injorantë”

  1. Kalec Dega says:

    Jeni shume shalatore ju te Temse qe propogandoni shakate e kripura te Ramutit per Ramaxhinjte

    Ne lexuesit e rregullt te Temes kujtojme se Tema eshte e pavarur dhe Mero Drejtor.Por del qe edhe Tema qoka nje vegel qorre propagandistike ne sherbim te qeverise dhe vecanerisht Rames.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje