Beteja e shifrave, ish-deputetët e opozitës bëjnë garë me njëri-tjetrin: Bashës në Berat iu mblodhën 70 vetë, në Tiranë kanë ardhur 3400...

16 Mars 2019, 10:29Politika TEMA
Beteja e shifrave, ish-deputetët e opozitës bëjnë garë

Takimi i Bashës në Berat

Pa nisur protesta, Partia Demokratike ka shpërndarë disa shifra.

Bazuar në të dhënat e degëve të PD, flitet për protestën më të madhe të mbajtur ndonjëherë.

Më konkretisht PD thotë se nga Durrësi janë nisur 9500 qytetarë, nga Elbasani 7800, nga Shkodra 9200, Lezha 7000, Kukësi 4100, Dibra 3500, Berati 3400, Fieri 5600, Vlora 5000, Gjirokastra 2000 dhe Korça 4500.

Por loja e shifrave ka dy aspekte. Atë matematikor si dhe aspektin politik.

Sa i përket llogarive, mjafton të marrim si shembull qarkun e Durrësit, nga ku PD thotë se janë nisur 9500 protestues. Nëse marrim parasysh një mjet transporti të tipit autobus me 50 vende, sipas rregullit përpjestimor del se vetëm nga Durrësi kanë ardhur në Tiranë 190 autobusë.

Kështu, nga Elbasani kanë ardhur 156 autobusë, nga Shkodra 184 etj.

Aq më keq nëse mjetete nuk janë autobusë, por vetura private ku do të duheshin mijëra të tilla dhe që do të bllokonin çdo rrugë nacionale.

Në aspektin politik, ish-deputetët e PD që janë të deleguar në qarqe kanë nisur betejën e tyre në prononcimet LIVE. Një orë para protestës, ata janë rrekur të deklarojnë kush e kush më shumë protestues të siguruar falë punës së secilit në bazë.

Interesant mbetet qarku i Beratit. PD deklaron se prej andej janë nisur 3400 protestues, ndërsa në vizitën që Lulzim Basha bëri atje pak ditë më parë, banorët mbështetës numëroheshin me  sy të lirë.

Mesa duket, mbështetësit nga Berati preferojnë ta takojnë Bashën në Tiranë…

(A.Rada-Javanews)

4 komente në “Beteja e shifrave, ish-deputetët e opozitës bëjnë garë me njëri-tjetrin: Bashës në Berat iu mblodhën 70 vetë, në Tiranë kanë ardhur 3400…”

  1. Come Opinga says:

    Cudi , askush nuk thote qe si ata 70 vete apo 3400, asnje prej tyre eshte Beratas. Beratasit e vertete kane marre udhen e kurbetit dhe vendin e tyre e kane zene fshataret e Metes nga Skrapari dhe ish Kryetarit te Bashkise , sot deputet i PS . Dhe per informacionin tuaj, Erjon Brace nuk eshte Beratas, Mi capisci?

  2. sss says:

    Nga Vlora 5.000 ; un ve bast ne se nga Vlora jane nisur apo jo 200 vete.

  3. Alban Dega says:

    NASTRADINI APO SALADINI…. !?

    TAMAM SI ISH -SEKRETARET E PARE TE PP…SALISE QE RAPORTONIN SHOKUT ENVER PER 100 T GRURE
    PER HEKTARE …. MBI 100 FISHIN …

    Hajde PD… SALIKRACI. hajde !
    Rreni shqiptaret!
    Rreni nderkombetaret !
    Rreni se pari vetveten !
    Nuk mund te ndodhe ndryshe me nje parti me kryeNastradinat e Shqiperise !
    Aq sa Nastradini ka nderruar emrin dhe e ka bere Saladin !

  4. Komentuesi says:

    Kolloqifte me rigon.Ku ka mundesi 9500 vete nga Durresi qe duhet 196 autobuza.Keta dhe ata rrethet te tjera ku do parkohen.Nuk i nxe Tirana.Ja qe eshte genjeshter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje