Edi Paloka: Rama më kërcënoi, më thotë thuthuq

16 Mars 2019, 09:16Politika TEMA

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka ka treguar si reagoi kryeministri Edi Rama kur i hodhi bojë në fytyrë gjatë seancës parlamentare të 14 Shkurtit 2019.

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Paloka tha se kryeministri e kërcënoi pas veprimit që bëri.

Sipas ish-deputetit demokrat, ai ishte përgatitur për t’i hedhur bojë kryeministrit, por nuk do ta bënte nëse Rama nuk do të provokonte me deklarata.

“E kam thënë dhe herë tjetër, ai ishte reagim mëse normal sepse duhet që atij Kryeministri arrogant, gojëpisët duhet t’i tregojmë se nuk mund të bëjë çfarë të dojë me kë të dojë. Duhet të reagojmë.

Ishte duke kërcënuar në momentin kur i hodha bojën. Do ta shohësh çfarë do të të bëj, më tha. Por unë sërish reagova. Ishte një ditë e veçantë sepse ishte edhe kreu i Parlametit të Maqedonisë.

Unë isha i përgatitur, por nuk do të reagoja nëse ai nuk do të vepronte si gjithmonë. Për shqiptarët nuk është problem një politikan thuthuq, por një politikan që gënjen, vjedh. Një politikan thuthuq nuk i bën keq kujt.

Ai s’ka asgjë tjetër për të më thënë mua përveç se thuthuq”, u shpreh Edi Paloka.

3 komente në “Edi Paloka: Rama më kërcënoi, më thotë thuthuq”

  1. astrit says:

    Nuk te ka kercenuar, por ka thene nje te vertete o Paloka!

  2. mars says:

    Per ty ka shume per te thene o surat o hajdut o bashkeuntor i Barishes oligarke krimii organizuar qe vrate ne Gerdec edhe foshjat , sa krime i keni bere ketij populli ,o thuq kujto 97ten sa vrate krijuat bandat e bete qe populli te mare rruget e botes nga frika e juaj se armatoset popullin me arme , vodhet depot e armeve i shitet kontrabande deri ne Zelande vajten armet e Shqiperise , ti dhe shoket e tu shkateruat shtetin , ke shume mekate ti thuq dhe partia jote, tanket ne mes te Tiranes populli nuk i haron ato pamje ti duhet te vesh ne burg bashke me Berishen Lulin Mediun Monen Ilirin , drogen ne Lazarat jo nuk harohen keto keshtu o thuq ti je hajdut vrases, motoja juaj eshte djegia e Shqiperise.

  3. Veshgues says:

    O Paloke! A ka genjyer z. Rama kur te ka thene thuthuq? Nuk e dime. Pyetje per sqarim Ti je a s’je thuthuq? Nese je, Rama s ka genjyer!
    Une mendoj qe ti s’duhet te merzitesh! Se zoti te ka bo thuthuq! Pra Rama ka pune me zotin! Po ti prape mos merzit se ti ke plote “mend” dhe je trim! Thone qe Rama do te hedh ne e gjyq per bojen qe hodhe!! E ka ruajtur kemishen si prove materiale! Tashti Rames i ka hy lezeti me keto punet e pareve te zhdemtimit moral! Rrezik te merr ndonje shume te madhe dhe te le pa leke rakie! Rames i vjen keq per ty! Prandaj! Se rakia te merre ato “mend” qe ke dhe …. pastaj ku te shkojme ne!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje