Ylli Shehu: Që kur mora mandatin e deputetit, e dija se ndaj meje do nisnin sulmet nga LSI-ja dhe mediat pranë saj

15 Mars 2019, 18:23Politika TEMA

Deputeti Ylli Shehu ka reaguar pas raportimeve se ai ka fshehur një dënim dhe mund të preket nga ligji i dekriminalizimit.

“Nuk kam asnjë dyshim që prej ditës kur vendosa të marr mandatin e deputetit, do të kthehesha në shënjestër të sulmit të partisë për të cilën unë bëra fushatë në vitin 2017.

Por dua t’ua bëj të qartë që unë kam qenë në Parlament në vitin 2015 kur e kam votuar Ligjin për Dekriminalizimin dhe e di fare mirë kush janë detyrimet e mija si subjekt deklarues dhe se dekriminalizimi ka në thelb dënimet me burg, jo gjobat.

Çdo kush e kupton se po të kisha deklaruar një gjobë administrative, nuk rrezikoja asgjë, pasi dënimi nuk hyn në kategorinë e veprave që përbëjnë kushte për të mos u zgjedhur.

Pra, logjikshëm, unë nuk mund të kem fshehur me qëllim një gjë që nuk më dëmtonte.

Madje shikoni formularin dhe aty gjendet një dënim me gjobë edhe pse nuk ka qenë detyrim.

Për të gjithë ata që fërkojnë duart nga kjo situatë, kujtoj se gjobitja është bërë në vitin 2008, dhe në vitin 2015-2017 kur kam qenë deputet, unë i jam nënshtruar verifikimit në bazë të ligjit të dekriminalizimit, dhe kam rezultuar i pastër.

Edhe nëse ky rast do të përbëjë arsye për një rikontroll, shpreh gatishmërinë time për të bashkëpunuar me çdo institucion ligjzbatues para të cilëve asgjë s’kam për të fshehur.

I gjithë ky sulm bëhet për të dekurajuar kolegët dhe koleget e tjera që janë në proces të marrjes së mandatit.

Unë jam shumë i qetë dhe i përgjegjshëm për detyrën që kam”, shkruan Shehu.(TemA)

5 komente në “Ylli Shehu: Që kur mora mandatin e deputetit, e dija se ndaj meje do nisnin sulmet nga LSI-ja dhe mediat pranë saj”

  1. Sit back and relaks■●▪ says:

    po je i squt ti mi non!!!

  2. LEO says:

    IK MOR BYTHQIR JE NJE COPE ORDINERI TRAP

  3. Veliu says:

    Ooo te rafte pika ty e atyre qe te vune ty ne lista per deputet. Ti sdi as te flasesh as emrin tend se lexon dot edhe thua sulme ndaj meje. Ti je sulmuar qe kur ke lind mor idiot. Ske faj ti jane faj ato qe te vune ne lista per here te pare. Debil

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje