Në një kohë që lista shumë emërore e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për integrim po shteron dhe ende nuk janë plotësuar të gjitha vendet bosh që u liruan nga opozita, kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, ka deklaruar se PS nuk do të pranojë mandatet nga radhët e opozitës.
Sipas Ballës, nëse një gjë e tillë do të ndodhte, do të ndryshohej vullneti i votuesve dhe kjo për të është e pa kuptimtë
“Kodi flet vetëm për rastet e shterimit te listës brenda koalicionit, kodi nuk ka parashikuar kur shteron lista ne rastet kur partitë garojnë te vetme. Do te ishte e pakuptimtë qe mandatet e një partie te shkojnë tek një parti tjetër. Nuk ka rendësi se tek kush“, thotë Balla.
Në lidhje me apelin e ndërkombëtarëve për dialog mes Mazhorancës dhe Opozitës, Balla u shpreh se PS është e gatshme të dialogojë por pa cenuar parimet e demokracisë
“Dialog, kur te duan, si ta dua. Por negociata mbi parimet demokratike nuk ka. Pra negociata qe shkelin kushtetutën, negociata qe shkelin funksionalitetin demokratik te vendit, nuk ka!”, thotë Balla.
Kryetari i grupit të PS-së u shpreh gjithashtu se mazhoranca do të dialogojë me opozitën që ndodhet në parlament për të miratuar reformën zgjedhore
“Dialogu ne kuvend do te vijoj për te garantuar një shumice te cilësuar për te miratuar kodin zgjedhor duke analizuar edhe nevojën qe ka ky proces përpara vendimit te rëndësishëm te qershorit”, thotë Balla.
Numri dy i socialistëve nuk ka pranuar të komentojë protestën e së shtunës të opozitës por ai bëri të qartë se ata që do të ushtrojnë dhunë ndaj institucioneve shtetërore do të përballen me ligjin.
Mariglen Kume-TemA TV
USA derdh….bang !!!!
USA ja derdh -i Salucit Brrishes
Bang bang
Pa meshire
Pa medyshje
Direkt ja derdh-i
Lulushja nuçja e Argites eshte e trembur shkreta.
Amerikanet qijne FORT !!!!
Bang !!! Luluçe nuçe
Ai qe ve Partine mbi Atdheun,ai qe ka udhetuar jasht Shtetit me gangsterin Edmond Bego mbi 50 here,paska parime demokratike!
“Mes Shqipërisë dhe Partisë Socialiste, zgjedh Partinë”,ka thene Taulant Balla!!!
Fat i pashëmbullt për shqipërinë që drejtohet nga politikanë si Balla, Noka, Paloka, Strazimiri, Sterkaj, Manja, Balliu, Salianji, Fideli, Monika, Manjani, sidomos Petja Vasili, e plotë e plotë të tjerë, të cilët janë të lidhur shpirtërisht fort me ëndrrën për një shqipëri demokratike. Kujdesi i tyre për mbarvajtjen e jetës publike në këtë vënd, tashmë është bërë proverbial, ata nuk i zë gjumi për ti shërbyer me nder e devocion këtij populli. Lavdi, o Zot për këtë të mirë që na ke bërë duke na i vendosur në krye të qeverisjes së jetës tonë këta levenndë !!!!!