Kryeministri Edi Ram nga Berati ku zhvilloi një takim me banorët e këtij qyteti në turin “Bashkia që duam”, ka ironizuar protestën e opozitës që do të mbahet ditën e nesërme në Tiranë.
Gjatë fjalës së tij Rama i bëri thirrje gratë qe të ndalojnë burrat e tyre demokratë që të shkojnë nesër në protestën opozitës.
“U bëj thirrje grave të Berati që të mbajnë burrat nga xhaketat mos të ikin pas berihajit, mos të dalin xhiro kot në Tiranë, se ku i dihet. (qesh)
Se thonë hajde të dalim të shohin çfarë do behet nga Tirana. Asgjë s’do behet në Tiranë.
Burrat socialist edhe i bëjnë ndonjë punë grave, kurse burrat demokrat nuk i bëjnë ata.
Punë sprapthi është kjo, dhe ato i bën Monika se po të ishte për Lulin do ja kishte fut gjumit deri në 2021”,
Ata që nisen nga Berati janë në të drejtën e tyre që mos na votojnë, duhet ta kuptojnë se nuk kanë cfarë i bëjnë qeverisë por vetes. Duke shkuar mbas bejhait në Tiranë con kudo mesazhin që të mos vijë këtu”.- tha Rama. (TemA)