Nga Mero Baze
Për të kuptuar se si lidhen personazhet e Gërdecit me njëri- tjetrin, kam bërë një ushtrim të thjeshtë. Kam marrë tabulatet e Fatmir Mediut dhe Mihal Delijorgjit për të kuptuar me kë kanë komunikuar ata në momentin e shpërthimit dhe dy orë më pas. Është pak a shumë ai alarmi i orëve të para, ku njeriu në hall, u drejtohet atyre njerëzve ku mund të gjejë shpëtim.
Fatmir Mediu ka filluar t’i telefonojë Sali Berishës, qyshkurse është shfaqur shenja e parë e flakës në Gërdec, rreth orës 11.00.
Ka dy telefonata me Sali Berishën, pastaj me Sabri Godon, pastaj me përfaqësuesin e CIA-s në Tiranë, pastaj me stafin e tij, dhe ka vazhduar sërish me Topallin, Berishën, përsëri Berishën, dhe pasi ka ndodhur shpërthimi i madh i orës 12:00, ka folur vetëm me gjeneralët dhe Shkëlzen Berishën.
Nëse do ta rindërtonim këtë film, duke kuptuar se çfarë kishte ndodhur, është e qartë se ai ka alarmuar Berishën për atë që po ndodhte, ka raportuar i pari vdekjen e baxhanakut të Berishës, të cilit Berisha, në daljen e parë në shtyp i ngatërroi qëllimisht emrin nga Muhamed, në Mehmet Hoxha, dhe më pas është sqaruar gjatë me djalin e tij, për atë që u kishte ndodhur të dyve.
Nëse kthehemi pas, tek Mihal Delijorgji dhe shikojmë tabulatet e tij në momentin e shpërthimit, shikojmë të vërtetën e hidhur.
Sipas një video që e zotëron gazeta TemA, i pari, që është lajmëruar prej specialistit amerikan se Gërdeci po shpërthen, është Kristua, vëllai i Mihalit. Prej momentit të shpërthimit, Mihali ka folur në fillim me Kriston, pastaj me dy përgjegjës të tij, pastaj me gruan, me Ylli Pinarin, që ishte partneri shtetëror, Martin Mato, që e kishte ortak, bashkë me vajzën e Fahriut, dhe pastaj ka folur me Shkëlzen Berishën.
Pra, nëse hyjmë në psikologjinë e një biznesmeni që i ka ndodhur gjëma, ai pasi flet me vëllain dhe stafin e ngushtë, flet me gruan, avokatin dhe Shkëlzen Berishën.
Më pas, derisa e arrestojnë në orën 16:00, ai flet përsëri me gruan, me avokatin dhe Ilir Metën, me të cilin ka shkëmbyer 4 mesazhe.
Por nëse i hedh një sy tabulateve të dy javëve të shkuara para shpërthimit, nga dinamika e bisedave të tij me Shkëlzen Berishën, kupton dhe hallet e menaxhimit të kompanisë. Gjithmonë telefonatat e tij me Shkëlzenin apo mesazhet e shkëmbyera me të, shoqërohen para dhe pas, me telefonata nga pothuajse të njëjtit njerëz, që janë zakonisht vëllai, që menaxhon kompaninë, Pinari, gruaja dhe dy njerëz të afërt të tij, si dhe Rrahman Selmanllari, që është njeri i Shkëlzenit në terren.
Mjaftojnë këto tabulate për të kuptuar se Shkëlzen Berisha ishte njeriu kyç, pa të cilin ai nuk e zhvillonte dot këtë biznes. Ai i telefonon atij me një dinamikë të shtuar thuajse në dy- tre ditë, duke folur disa herë dhe duke u pasuar nga telefonata që i drejtohen të njëjtit grup njerëzish.
Nuk besoj se do ndonjë shkencë të madhe, të kuptosh se kush është pronari real i këtij biznesi, përderisa menaxheri formal i saj Delijorgji, zbulon përmes tabulateve se me kë i zgjidhte hallet.
Po t’i shtosh dhe këtij fakti, deklaratat fillestare të Shkëlzen Berishës, që thotë se nuk ka folur kurrë në telefon me Mihal Delijorgjin, dhe akoma më tej gjithë gënjeshtrat e familjes Berisha për atë ngjarje, shikon se si një familje në pushtet, e zhytur në krim, shkatërroi shtetin shqiptar dhe hyri në luftë me gjithë institucionet, vetëm që kjo e vërtetë të mos dilte në dritë.
Këto tabulate tregojnë se Sali Berisha, Fatmir Mediu dhe djali i tij, Shkëlzen Berisha, kanë lënë qindra fëmijë jetimë, pasi vranë 26 qytetarë për të vjedhur.
Tabulatet e Mihal Delijorgjit ne momentin e shperthimit. Biseda me Shkelzen Berishen, avokatin dhe Ilir Meten
Bisedat mes Shkelzen Berishes e Delijorgjit shoqerohen para dhe pas zakonisht ga i njejti grup telefonatash
Bisedat mes Shkelzen Berishes e Delijorgjit shoqerohen para dhe pas zakonisht ga i njejti grup telefonatash
Tabulatet e Fatmir Mediut ne momentin e shperthimit. Biseda me Sali Berishen, gjeneralet perfaqsuesin e CIA dhe Shkelzen Berishen
KAFSHET jane duke bredhur me kale,SPAKU lehtesofte dhimbjet e shum njerezve
Ke nxjerre emrin e operativit te C I A Mero …fshije se le nam mirw te tjerat
Nje gjyqtar inteligjen dhe i vendosur, me keto tabulate ne dore mund te zbertheje tragjedine dhe te japi vendimin definitiv per ndeshkimin e fajtoreve. Sapo te shikojne qe gjerat behen serioze, ata do te nisin te bashkepunojne per te lehtesuar veten, ata qe nuk bashkepunojne mbetet te jene kryesoret dhe te marrin denim maksimal.
Drejtesi per familjet qe po presin me vite.
Mire e ke o Vladimir, por kush t’i gjykoj apo denoj keta kriminel, SPAK-u…? Babi i Sypeshkaqenit, Sa-haleja e tha troc para kamerave mbasi vrau 4 njerez te pafajshem ne mes te dites ne bulevard, se do virste dhe 300 vet…, e ti pret drejtesia te ndermarri ndonje veprim ndaj tij!?
C’fare te keqe ka se paska nxjere emrin e tij?? Pse ta fshije?? C’do ambasade e huaj ne Shqiperi apo ne bote ka ne gjirin e saj oficeret e zbulimit prandaj asgje te jashtezakonshme nuk shoh ketu. I gjithe problemi eshte tek personat e perfshire ne krim qe nga Sali Berisha,Shkelzen Berisha, Fatmir Mehdiu dhe te gjithe te tjeret prapa tyre. E mbaj mend Sali Berishen,Fatmir Mehdiun sebashku me nje grup ushtarakesh te larte qe erdhen per kafe ne Hotel “Adriatiku”ne Durres. Ishte perpara shperthimin,nuk e mbaj mend sakte,ndoshta disa muaj. Fatmirin e njoh pak dhe me pershendeti kur hyne aty dhe zune vend ne nje qoshe te bar-restorantit poshte ne krahun e majte perballe me detin. Drejtesia ka shume pune per te bere dhe shpresoj qe ta nise direkt marrjen si te pandehur te personave ne fjale pa harruar Presidentin e Shqiperise per te gjitha zullumet qe ka bere.
Komentin e ben drejtesia, ka ose s’ka; ka prokurori dhe gjykata ne Shqiperi? Po nuk ka te vijme ne populli me nje komision dhe ti ngreme ne kushte lufte. Por…ata prokurore dhe gjykates qe marrin rrogen per kete pune duhet te kalojne ne sater pa pike e pa dyshim. S’kemi me kohe per humbur.
Paska qenë pastër fare.
“Aksident Teknologjik” o Mero….
Po kto 5 vite me ke I ka telefonatat Mihali?
Ajo ngjarje eshte kthyer ne nje dite kujtese dhe asgje ne teper , kujtohet nje here ne vit , as denime as kur gjeje , bile kush eshte i zgjuar e kupton se denime radikale dhe nga larte nuk ka per te patur ….mos shpresoni as nga SPAK dhe as nga BKH , dhe me kryesorja mos i kenaqni familjaret me lug bosh se nje dite do buzeqeshin ……..thuauni hapur kush iku iku kush u denua u denua , kjo eshte drejtesia shqiptare e vjetra dhe e reja …….koraku nuk ja nxjer syte kure korakut ……..tung
Nuk mungojne faktet,por vullneti per t’i denuar
Keto jane gati per te deklaruar vendimin me pushkatim te krimineleve Shkelzen dhe Sali Berishen,Fatmir Mediu
Prisni se po vjen ASPAKU.
Aktiviteti i rëndësisë strategjike për të ardhmen evropiane të shqipërisë, është dyqani i brekëve të karminës.
Ku je o trushplare, o shpellare? Si ka mundesi qe nuk ben nje koment. A po don shokun Enver. Nje mut është edhe miku jot.