Opozita mbush autobusët me aktivistë dhe i nis drejt Tiranës: Sot do të rrëzojmë Edi Ramën

16 Mars 2019, 09:13Politika TEMA

Partitë opozitare kanë nisur dhjetëra autobusë me protestues drejt Tiranës.

Nga të gjithë qytetet e Shqipërisë, ata janë nisur në orët e mëngjesit drejt kryeqytetit, për t’iu bashkuar protestës së thirrur nga opozita.

Në dispozicion të tyre gjithashtu janë vendosur makina të vogla, autobusë, mikrobusë dhe furgona.

Kështu nga Vlora, zyrtarë të degës së PD-së raportojnë se janë nisur rreth 1500 persona, në dispozicion të të cilëve janë vënë disa autobusë dhe dhjetëra makina private.

Në drejtim të kryeqytetit janë nisur më tepër se 1000 protestues nga Lezha, në mënyrë të organizuar dhe rreth 1000 të tjerë nga Laçi e Mirdita.

Rreth orës 7:00 të mëngjesit, edhe nag degët e LSI-së dhe PD-së së Beratit, janë nisur rreth 1000 persona, për t’iu bashkuar protestës së opozitës para kryeministrisë.

 

5 komente në “Opozita mbush autobusët me aktivistë dhe i nis drejt Tiranës: Sot do të rrëzojmë Edi Ramën”

  1. Kozmos says:

    AUTOBUZET JANE MBUSHUR ME KOKEPALARET E BERISHES DHE MONES . ATA JANE VETEM CA TRUSHPELARE ,QE NUK DINE SE PERSE PROTESTOJNE . JANE ANALFABETET E SHQIPERISE ,QE MANIPULOHEN SHUME LEHTE NGA QELLIMET E POSHTRA TE OPOZITES, E CILA MBASI VODHI GJITHE SHQIPERINE ,TANI NA BEN MORAL . TURP ,TURP, TURP.

  2. nord.al says:

    Bravo. Sot do te ia hajne komlet Edi Rames.

  3. shqip says:

    Hahaha! Keto te dhena i jep radio Shqupi buze Lanes. Pra po te besh nje kalkolim paraprak. 1000 ketu, 1000 atje, perfshi edhe familjaret e ketyre qe duan pusht-et ne tavoline, nuk do jene me shume se 10000 krere ( bageti, shpellare ). Po me e bukura eshte se i premtojne qe “sot”do hedhin Ramen, dhe ata bagetia besojne vertete qe edhe gomari fluturon.

  4. Kaq says:

    Te ngre ose te rrezon Tirana! Derime sot banoret e saj masivisht e kane perçmuar telenovelen e protestave te tipit takohemi javen e ardhshme ne te njejten ore. Dhe sot ardhacakët do vijne, do ulerijne dhe do ikin, dhe kaq.

  5. am says:

    Mbani shenim emrat se ti njohim me emer mbiemer hajvanet e ktij vendi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje