VIDEO: Plas grushti në avion, pasagjerit i kafshojnë hundën

18 Mars 2019, 14:09Lifestyle TEMA

Një përleshje brutale midis pasagjerëve ka ndodhur në një fluturim të Ryanair për në Tenerife nga Glasgou.

Përpos grushtave mes pasagjerëve në përleshje ka ndodhur  edhe një “kafshim hunde”, sipas dëshmitarëve.

Ndërkohë, janë publikuar disa pamje në të cilat shihet se si pasagjerët bërtisnin kur një burrë del nga rreshti i mbuluar me gjak.

Përleshja, sipas një dëshmitari, filloi për shkak të sjelljes “si i dehur” të një pasagjeri.

Incidenti është konfirmuar edhe nga kompania e fluturimeve, sipas të cilës dy pasagjerë janë arrestuar. (TemA)

1 komente në “VIDEO: Plas grushti në avion, pasagjerit i kafshojnë hundën”

  1. Kozmos says:

    Keto ngjarje ndodhin kohet e fundit shpesh . Ka ardhur koha qe ne avion te punesohen police ,per te ruajtur qetesine .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje