Sulmi i përgjakshëm terrorist ndaj dy xhamive në Zelandën e Re mund të shkaktojë një spirale të re dhune. Milicët xhihadistë të të ashtuquajturit “Shteti Islamik” kanë bërë thirrje për hakmarrje.
Një zëdhënës i organizatës terroriste “Shteti Islamik” në një publikim në kanalet e zakonshme të mediave sociale të IS-it është shprehur, se “liderët e të pafeve” kanë derdhur lotë krokodili për viktimat e masakrës në qytetin e Zelandës së Re, Christchurch.
Skenat e vrasjes në dy xhamitë i nxisin përkrahësit e IS-it që të hakmerren për fenë dhe vëllezërit e tyre të besimit, ka thënë ky person, i paraqitur si zëdhënës i IS-it. Vërtetësia e mesazit në audio nuk mund të provohet përfundimisht, po ajo u shpërnda në kanalet e njohura të IS-it.
Në sulmin me motive raciste të premten, australiani, Brenton Tarrant vrau 50 vetë në dy xhami, më shumë se 30 të tjerë trajtohen në spitale. 28 vjeçari ekstremist i djathtë, që e filmoi vetë atentatin është akuzuar për vrasje të shumëfishtë dhe duhet të llogarisë me burgim të përjetshëm.
“Merrni hak”
Zëdhënësi i IS-it kërcënoi SHBA dhe aleatët me një rezistencë të re në Siri. “Merrni hak për gjakun e vëllezërve dhe motrave tuaja”, u kërkoi ai përkrahësve. Prej disa javësh trupat kurde me mbështetjen e koalicionit kundër IS-it përpiqen të marrin nën kontroll rajonin Baghus. Në bastionin e fundit të IS-it janë të mbledhur disa qindra milicë xhihadistë.
Në fund të shkurtit, presidenti Trump deklaroi, se janë rimarrë “100%” e territoreve të okupuara përkohësisht nga IS-i. Zëdhënësi i IS-it tha se kjo “fitore e sajuar” nuk ka të bëjë me realitetin.(DW)
Cfare pune ka me Trump DW??!!!
Germania ngrof duart ne lindjen e mesme dhe kerkon USA te zgjidhi te gjitha problemet, ndersa gjermanet te merren me bisnesin, duket bukur per ata apo jo??!!!!!!
Rropt nga ti kini islamiste te ndyre.
Me respekt,
Gjergj Kastriot Skenderbeu