Një mësim nga vrasja e ndodhur në mes të Tiranës!

19 Mars 2019, 09:42Kronika TEMA

Nga Denis Dyrnaja

Tirana u trondit mbrëmë nga vrasja e një 26 vjeçari në pragun e shtëpisë së tij.

Sapo lexon rreshtat e parë të lajmit, keqardhja është ndjenja që pushton natyrshëm çdo kënd.

Pastaj lind kureshtja se kush ishte viktima dhe ndërsa fillon e lexon bëmat e jetës së tij duzimet për keqardhjen nisin e shtohen.

26 vjeçari ishte i famshëm për jetën luksoze, por fama e tij mori një dimension tjetër 3 vjet më parë kur u njoftua se kishte vrarë babait e tij, krim që u pasua nga një tjetër vrasje në Durrës, ku u vra qiramarrësi i dyqani të tij.

Në të dyja rastet ai i shpëtoi drejtësisë pa dënim.

Mbrëmë rrethanat ishin përmbysur fatalisht për të riun, që e vranë në prag të shtëpisë.

Thuhet se e vranë dy persona.

Por në fakt vrasësja e vërtetë e tij është “DREJTËSIA E KORRUPTUAR”.

Ai nuk do ishte vrarë mbrëmë sikur drejtësia ta dënonte të paktën për njërin nga krimet ku minimalisht ishte pjesëmarrës edhe sikur të mos ishte protagonist sikurse mendohet se ka qenë.

Nëse do të ishte duke vuajtur dënimin në burg kishte të garantuar jetën dhe një mundësi rehabilitimi.

Drejtësia e korruptuar, e paguar dhe shtrembëruar e nxorri këtë të ri në pritën e hakmarrjes duke i prerë jetën në mes.

Ndaj sot akuza publike për vrasjen e tij shkon për drejtësinë, që me dorezat e korrupsionit merr jo vetëm para, por edhe jetë njerëzish si kjo e këtij 26 vjeçari e shumë të tjerëve si ai!

16 komente në “Një mësim nga vrasja e ndodhur në mes të Tiranës!”

  1. Bravo says:

    koment shume i sakte!

  2. WTF says:

    Nje plehre me pak!

  3. Sqepari says:

    Jane tronditur jo Tirana por kazanet mediatike nga vrasja j

  4. Koti says:

    Para se te na akuzojme Drejtesine te mbrojme veten. Perse i duhen keta shoqerise, apo ti ushqejne ne burg?

  5. XXL says:

    NE TWE SEMES…!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  6. Toni says:

    Koment is sakte nqse me te vertete viktima ka qene protagonist. Por qe drejtesia e korruptuar ka nderrruar rrjedhen e shume jeteve nuk i heq asnje presje. Thuhet qe vetem nga problemi i pronave jane vrare mbi 10,000 vete!! E sa jete te tjera jane shuar per faj te pjeses tjeter te drejtesise qe nuk funksionon??

  7. BRSS says:

    TI MOR DENIS KOKELOQJA PARA SE TE FLASESH PER KETE PLEREN INFORMOHU NJEHER ,AS SHOQERISE DHE AS VENDIT NUK U DUHEN NJERZ TE TILL NJE NJERI QE AKUZOHET PER VRASJEN E TE JATIT ÇA PRET NGA AI ,NJE 26 VJEÇAR QE NUK NJEH PUNEN DHE QE BEN JETE LUKSI KUPTOHET DHE SDO MENT QE MERRET ME PUNE TE JASHTELIGJSHME DHE ME PISLLEQE KESHTU MOS SHQETESO SE AI LAU HALEN SE HALE ISHTE DHE VET PO JU TE TV SHIKONI VETEN SE TV JOTE E PROMOVO TE NEPER STUDJO KETE PLEREN E NXIRNIT QE TE NA JEPTE MEND

  8. Moj shqipni e mjera shqipni says:

    Me mire do ishte te prisnin poshte shtepise , prokuroret dhe gjyqekaret.

  9. Filip says:

    Me mire keshtu.Sa te vriste ndonje njeri tjeter.Ai paska vrare dhe babane e vet.As mos te harxhoje policia energji per keto lloj rastesh.Me mire te shohin raste te tjera ku ka vend per drejtesi.

  10. X says:

    Nje kriminel s’mund te rehabilitohet. Po vrave do te te vrasin

  11. milionieri vret nje fukara per 100 mije leke ! turp per zotin ! nje surrat i shemtuar qe vret dhe baben e vet !

  12. Loni prej Betoni says:

    Ortak me Raufin, cmund te presesh nga monstrat qe shkerdhehen me leket e babit.

  13. Sit back and relaks■●▪ says:

    Nuk e vrau Drejtesia e Korruptuar por Teoria e Darwinit.

  14. Sit back and relaks■●▪ says:

    Nuk e vrau Drejtesia e Korruptuar por Teoria e Darwinit..

  15. Sit back and relaks■●▪ says:

    Nuk e vrau Drejtesia e Korruptuar por Teoria e Darwinit…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje