Nga Artur Ajazi
Puna e kryetarit të Partisë Demokratike, e partisë së mbetur pa deputetët e saj dhe së shpejti edhe pa aleatët e saj, ka ardhur si loja me “më do, s’më do”, do të futem në zgjedhje, nuk do të futem në zgjedhje.
Një parti politike, e mbushur me skandale, dështime, rrjedhje, e mbushur me zbrazëti dhe paaftësi njerëzore dhe intelektuale, ka kurajon tu mohojë anëtarëve dhe militantëve të saj, edhe vajtjen në zgjedhje.
Ky është kulmi. Pasi u ka mohuar të drejtën e mohimit të së keqes brënda partisë, të drejtën e fjalës së lirë dhe kundërshtimit të lirë, pasi u ka mohuar zgjedhësve të saj të drejtën për tu përfaqësuar në Parlamentin e Shqipërisë, tashmë kërkon ti mohojë edhe të drejtën kushtetuese për të votuar.
Partia Demokratike e Lulzim Bashës, ka kohë që nuk dëgjon zërin e bazës, zërin dhe mendimin ndryshe të atyre që e duan atë parti dhe që u flakën nga ai, ka kohë që nuk dëgjon zërin e të “përjashtuarve”, ka kohë që nuk përfill zërin e ndërkombëtarëve, verdiktin e europianëve dhe amerikanëve, duke u kthyer me dashje në parti marksiste, ku fjala dhe vepra e “të madhit”, ka qenë dhe mbetet ligj.
E ndodhur në një rrugë pa krye, pa asnjë rrugëdalje politike dhe pozitivitete për shqiptarët, Partia e Bashës, sot rrezikon më shumjë se kurrë të shkrihet, dhe të kthehet në OJF. Sindromi i “çadrës së lirisë” dhe “Republika e Re” kanë qenë qysh në majin e 2017 dhe mbeten akoma edhe sot, e vetmja “stradegji” e një partie që nuk kërkon pushtet me votën e shunmicës, e një partie dhe e një kryetari që mendon dhe trillon veçse histori me “zhurmues dhe përgjues”.
Lulzim Basha ka kohë që përkëdhelet, qysh nga koha kur Sali Berisha e mori dhe e bëri pjesë të KOP-it, e duke vazhduar pastaj me postet ministrore, postin e kryetarit të bashkisë Tiranë, e duke e mbyllur si kryetar i një partie humbësish. Lulzimi ka kohë që i përkëdhelet Doktorit, politikës, që i përkëdhelet anëtarësisë tij, ka kohë që i përkëdhelet edhe ndërkombëtarëve, duke luajtur me “kryeopozitarin” e pazëvëndësueshëm.
Dhe në fakt e ka arritur deri sot qëllimin e tij, duke shpikur “çadrën e lirisë” dhe duke arritur një marrëveshje ku mori goxha ministri, duke premtuar “pushtet dhe poste për militantët” dhe në fakt i mbajti ata nja 90 ditë brënda saj dhe pastaj i harroi, duke kërkuar dhe vendosur kushte, me dhe pa bazë ligjore për deputetët e tij milionerë, dhe së fundi duke “deklaruar” se “opozita nuk merr pjesë në zgjedhjet lokale pa ikur Rama, pa u formuar qeveria teknike” etj, etj, dogma të tilla.
Lulzimi ka nisur të përkëdhelet, edhe kur shkel ligjin, edhe kur ndjekësit e tij “paqësorë” thyejnë xhamat dhe dyert e institucioneve, edhe kur ndjekësit e tij plagosin policët me gurë dhe flakadanë, edhe kur në SHQUP troket ndonjë ambasador i huaj apo ndonjë grup eurodeputetësh dhe i kërkojnë atij “të ndalë dhunën, të futet në Parlament dhe të punojë për vendin e tij”.
Dhe për të gjitha këto, Lulzimit i duket sikur “është i pazëvëndësueshëm si opozitar”, i duket sikur pa PD-në e tij “Shqipëria do të mbetet mbrapa”, duke harruar se partinë e katandisi në shoqatë, ku edhe ata që kishin dikur teserat e saj, po i dorëzojnë prej tij.
Politika nuk e pranon, dhe nuk e toleron “përkëdhelinë” e askujt, as të kryetarit të partisë, dhe të askujt që pretendon të fitojë dhe shpëtojë në kurrizin e saj.
Atë çfarë zoti Basha po bën me PD dhe të ardhmen e saj, duhet të alarmojë anëtarësinë dhe militantët e saj, për të gjetur kurajon dhe vendosmërinë ti thonë “JO” akrobacive të një njeriu, që ka 15 vjet që përkëdhelet në politikë, duke luajtur me fatet e një partie të kthyer në pronë private.
Demokratët do të marrin pjesë në zgjedhje, sepse është një e drejtë kushtetuese, është ose nuk është dakort zoti Basha, është ose nuk është edhe dakort kumbari i tij, për ti dhënë shansin PD të mbijetojë, ndryshe do të gabojnë rëndë dhe historia nuk do t’jua falë.
Lulashi nqs nuk futet ne zgjedhje e di fare mire qe merr fund.
ndaj do te futet me 1 kembe, dhe do te rrije urte fare..
ore me te vertete sikur e kemi ledhatuar shume ate njeri qe duhej te kishte ikur me kohe
e ka dhjere Pd, e ka shkaterruar dhe pas baba Saliut eshte njeriu qe duhet te pergjigjet para organeve
te drejtesise se re.
zoti Rama, — mos harxhoni kohen me Lulzimen, merruni me shqiptaret e thjeshte, mos rrisni taksat sepse po e teproni
zullumin edhe ju.
Bravo.Shume bukur ja ke thene Bashes dhe Berishes,por gjithe pd-ke qe te mbledhin mendjen se kane dale nga binaret e demokracise.Nje dhi qe ndahet nga tufa,e ha ujku.Basha vertete eshte i perkedhelur.Po e varros pd-ke.
Ketu nuk funksionon shteti .Po te kalosh me te kuqe apo te ecesh mbi shpejtesine e lejuar ne rruge me e pakta merr gjobe por mund te perfundosh dhe ne polici.Ky njeri(Basha)organizon protesta i frymezon per dhume e cila realizohet dhe ketij njeriu nuk i hyn nje gjemb ne kembe.Cfare ka me shume ky njeri me shume nga nje qytetar i thjeshte para ligjit.Nese ligji vepron vetem per qytetatet e thjeshte dhe per politikanet jo atehere te mos pretendojme te futemi ne europe pasi ne shtetet e BE nuk veprohet si te ne me politikanet.Prandaj ben ky si cub ky kodosh politikan
Luli është ameba e Saliut.Kryekeqia e Shqipërisë.Duke mundur këtë idiot Edi Rama mos kujtojë që kryen detyrën ndaj atyre që e kanë votuar.Me lekët që ka mbledhur të mos i shpenzojë më për lalja e lule,por të risë mirëqënien e shqiptarëve që janë të fundit në Europë.Ndryshe shpejt do të shoqërojë Lulin për në drejtimin e ….
Falemnderit qe po ju qan hallin votuesve te djathte por nuk ju duhen ato votime dhe nuk ju duhet perfaqesimi ne ate me nder parlament.
Perfaqesimi ne parlament duhet vetem kur ai institucion te pastrohet nga kriminelët dhe hajdutët.
Keshtu qe ne vend qe te merresh me elektoratin e djathtë merru me arritjet e rilindjes
Nje shkrim realist zoti Ajazi,por e ke dh,,,re me paragrafin e parafundit ku beson qe lukunia e ujqerve qe u jane errur syte per pushtet e fitime te mund te llogjikoje se partia e tyre po shkon drejt gremines.Ti besoj je ne dijeni te shprehjes se kermes Sali Berisha Pas meje qameti. ndaj smund te presesh asgje prej tyre