VIDEO/ Një shqiptar mes dy të akuzuarve për dhunën në derbin grek

20 Mars 2019, 16:50Lifestyle TEMA

Derbi i përjetshëm mes Panathinaikos dhe Olympiacos nuk u mbyll kurrë.  Tifozët vendas “pushtuan” fushën e më pas djegën stolat, duke krijuar një situatë kaotike në stadiumin “OAKA”.

Protagonist, sipas policisë helene kanë qënë tifozët e vendasve dhe më konkretisht dy persona, njëri prej të cilëve shqiptar.

Të paktën kështu shkruajnë mediat greke, të cilët zbulojnë origjinën e dy huliganëve që shkaktuar trazirat në takimin e së dielës, i cili aktualisht po fitohej nga miqtë.

Kundër dy personave janë ngritur akuzat për ushtrim dhune dhe prishje të pronën publike, dosje e cila do të paraqitet në prokurori në ditët e ardhshme.

Çfarë ndodhi në derbin mes Panathinaikos dhe Olympiacos:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje