Deputeti i Partisë Socialiste, Sadi Vorpsi në fjalën e tij në Kuvend ka theksuar se vëmendja e qeverisë tashmë është drejt zhvillimit rural, ndërsa shtoi se në bashkinë Vorë është stina e fundit ku kryetari i bashkisë vendos në rresht administratën dhe nuk i shërben qytetarëve.
“Jashtë Kuvendit sjellja e opozitës është totalisht në dëm të së ardhmes së vendit. Dua të ndaj me ju shqetësimin si deputetë i Vorës, se atje qytetarët nuk marrin dot shërbimin që u takon në zyrat e Bashkisë. Zyrat e Bashkisë Vorë, janë kthyer në celulë të Partisë Demokratike. Ky nuk është imazhi i banorëve të Vorës. I Shqipërisë jo e jo. Kjo është stina e fundit ku kryetari i Bashkisë së Vorës rreshton administratën dhe ndalë punën në shërbim të qytetarëve” tha deputeti Vorpsi
Duke u fokusuar te marrëveshja me Gjermaninë për projektin e zhvillimit të qëndrueshëm Rural, Vorpsi u shpreh se janë 2 milionë euro që do investohen për programin “100 fshatrave”. Për këtë program po angazhohen katër ministri sipas zonave të përcaktuara. Janë tre shtylla kryesore, përmirësimin e infrastrukturës publike, infrastruktura rrugore, infrastruktura urbane, shërbimet publike, infrastrukturës mjedisore etj. Rivitalizimi hapësirave publike, agro turizmit, përmirësimi i kushteve të biznesit. Vora ka përfituar nga ky program në dy zona, Marikaj dhe Prezë”, tha ai.
“Janë 500 mijë euro të investuara për urën e vjetër dhe akset rrugore. Po ashtu segmenti rrugor Vorë-Fushë Krujë 4.9 milionë euro. Vora për pak ditë inauguron qendrën shëndetësore me një vlerë 600 mijë euro”, shtoi Vorpsi.
“Ana negative, që është kthyer në një gangrenë dhe ka të bëjë me rrjetin e energjisë elektrike të amortizuar në ekstrem. I bëjë thirrje ministres Balluku të zgjidh këtë problematikë në dy zonat në fjalë, se ato njerëz të mirë boll janë dhunuar nga Fiqiru i Bashkisë. Ne do tregojmë vullnetin tonë sërish në drejtim të zhvillimit të vendit dhe zonave rurale”, tha Vorpsi.
Zoti deputet mos u anko fare sepse nëqoftëse nuk marin shërbimin qytetarët atëherë pse nuk ngrihet populli i Vorës por ankoheni juve?Opozita po i mer njerzit nga ana e anës dhe i sjell që protestojnë në Tiranë ndërsa në Vorë megjithëse qytetarët nuk marin shërbimin rinë flenë gjumë.Për të tilla raste etj si këto duhet të ngrihet në këmbë i madh dhe i vogëj dhe jo llafe kafeneve.Ti thua kështu por ndoshta qytetarët janë të kënaqur me ta…Po nuk reagon vetë populli ju skeni asgjë në dorë në parlament..