“Meta paralajmëroi sakrifikim me jetë dhe dorëzim detyre”, konstitucionalisti: Dorëheqja e Presidentit, ja rastet që parashikon Kushtetuta

21 Mars 2019, 14:08Politika TEMA

Janë dy nene në Kushtetutën e Shqipërisë që i referohen rastit të dorëheqjes së Presidentit të Republikës, neni 88 dhe neni 91 i Kushtetutës.

“Presidenti që jep dorëheqjen para mbarimit të mandatit të vet, nuk mund të kandidojë në zgjedhjet presidenciale që bëhen pas dorëheqjes së tij”

Neni 88 i Kushtetutës së Republikës

“Kur Presidenti i Republikës është në pamundësi të përkohshme për të ushtruar funksionet e tij, ose kur vendi mbahet vakant, Kryetari i Kuvendit zë vendin dhe ushtron kompetencat e tij”

Neni 91 i Kushtetutës së Republikës

Konstitucionalisti Sokol Hazizaj thotë për A2 CNN se të dy parashikimet kushtetuese i referohen pamundësisë së kreut të shtetit për të ushtruar detyrën.

“Akti i dorëheqjes nuk parashikohet për këto motive, por parashikohet vetëm në pamundësi të ushtrimit të detyrave dhe funksioneve të tij.

Që do të thotë se nuk lidhet me krizën, madje Presidenti është ai që me staturën që ka dhe me detyrat që ka, në Kushtetutë shërben si organizator i zgjidhjes së krizave”, thotë Haziazj.

Ai ngre pikëpyetje mbi motivet që kanë çuar në deklarimin e Presidentit Meta për lënie të mandatit.

“Duhet të ketë ndonjë motiv tjetër që e detyron Presidentin të kërcënojë duke u dorëhequr nga detyra. Nuk e uroj që të ndodhë”, shton Hazizaj.

Edhe një herë, përgjegjësinë, por edhe zgjidhjen, Hazizaj e gjen te politika dhe drejtësia.

4 komente në ““Meta paralajmëroi sakrifikim me jetë dhe dorëzim detyre”, konstitucionalisti: Dorëheqja e Presidentit, ja rastet që parashikon Kushtetuta”

  1. Listi says:

    Po kur presidenti do me deshire ti jape fund jetes si I behet ????!!!!! Ku do gjejme ne president????!!!!!! A po mbas vetvrasjes se ti kriza eshte zgjedhur e gjendet shpejt e shpejt asnje nuk eshte I pazvendesueshem me perjashtim te Zotit joooo ati te Monokes

  2. kasemi says:

    Siurisht qe nuk eshte i afte te kryeje detyren, ndryshe nuk do te kishim kete gjendje ne kuvend. Po lere derrin ne strofullen e vet. Ai nuk meriton me shume, kaq kapacitet ka. Bile ben mire te ngujohet si alende, se i a tregojne vendin.

  3. Lini says:

    Hajdut!
    Vdeksh tii dhe gjithe plehrat e LSI,qe jane pasuruar duke abuzuar me pushtetin.
    Maskarenj!

  4. lymi says:

    PER TE VRARE VETEN BESOJ SE KUSHTETUTA NUK E PENGON….. prandaj futja vetes se dhe populli do shperoje nga nje plere o Like FLORIRI….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje