Bojaxhiu përballë Veliajt në Tiranë?

21 Mars 2019, 12:09Politika TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

PD-ja dhe LSI-ja nuk iu përgjigjën kërkesës së KQZ-së për të paraqitur listat e komisionerëve të tyre për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, duke dhënë kështu mesazhin se nuk do të marrin pjesë në to.

Nga ana tjetër, PS-ja është mobilizuar totalisht për zgjedhjet lokale, duke përzgjedhur kandidatët për 61 bashkitë dhe listat e komisionerëve.

Ndërkohë, komuniteti ndërkombëtar ka bërë thirrje që zgjedhjet lokale të zhvillohen normalisht, duke lënë të kuptohet se, si në 2017-ën, do t’i njohin zgjedhjet, edhe në qoftë se opozita i bojkoton ato.

Në një skenar të tillë, lind pyetja se kush do të garojë përballë kandidtëve socialistë për kryebashkiakë?

Në Tiranë një kandidat i tillë mund të jetë Gjergj Bojaxhiu (i cili kandidoi si i pavarur më 2015-ën), meqë ka qenë vazhdimisht kritik ndaj Erion Veliajt në vitet e fundit. Kritikat e tij publike kanë shigjetuar kryesisht vendimet për stadiumin kombëtar, për teatrin kombëtar dhe për kullat e larta që po ndërtohen në Tiranë.

Por a do të ishte Bojaxhiu një garues 5-përqindësh (si herën e fundit) në një përballje dyshe me Veliajn?

Nga një sondazh që zhvillova kur Bojaxhiu shpalli kandidaturën para katër vjetësh, më rezultoi në kuotën 20%. Por kur zhvillova një sondazh tjetër 10 ditë para zgjedhjeve të 2015-ës, kësaj rradhe vetëm me të anketuarit që kishin deklaruar se do të votonin për të, më rezultoi se çereku i tyre ishin gati të votonin për Bojaxhiun. Arsyeja përse treçereku nuk ishin gati të votonin për të e kishte emrin “votë e shkuar dëm”. Përkrahësit e tij e kishin të qartë se në një garë treshe Veliaj-Kosova-Bojaxhiu, ky i fundit nuk kishte asnjë shans për fitore.

Por në një garë dyshe Veliaj-Bojaxhiu, gjërat mund të ndryshojnë. Veliaj mori 160 mijë vota më 2015-ën, por duke patur brenda thesit të tij elektoral edhe 40 mijë votat që i solli LSI-ja (që atëherë ishte në koalicion me PS-në). Ndërsa Bojaxhiu mori vetëm 16 mijë vota, por 100 mijë votues tiranas nuk morën pjesë në votim, dhe 120 mijë të tjerë votuan për Halim Kosovën.

Në një klimë të ashpërsuar mes PS-së dhe PD-së, votuesit e zjarrtë të kësaj të fundit kuptohet që nuk do të marrin pjesë në zgjedhje (në qoftë se opozita i bojkoton ato), por votuesit e vakët dhe 100 mijë mosvotuesit e zgjedhjeve të fundit lokale mund të jenë një rezervuar potencial për një kandidat të pavarur si Bojaxhiu.

Në qoftë se Bojaxhiu i futet një sfide të tillë, mund të jetë konkurues vetëm nëse arrin t’i bindë votues të tillë se ai nuk do të jetë një kandidat kukull në garë, vetëm sa për t’i dhënë legjitimitet asaj. Në fakt, opozita dhe mediat e veta do t’i bien fort trumbetave, për të bindur elektoratin tiranas se Bojaxhiu është pikërisht një kandidat i tillë. Dhe suksesi i Bojaxhiut do të varet nga aftësia e tij për ta bindur elektroratin tiranas për të kundërtën.

Në qoftë se në Tiranë ekziston një kandidat i pavarur, i cili ka treguar një herë se e ka aftësinë të mbledhë vota nga elektorati gri, në bashkitë e tjera nuk është shfaqur ende një kandidat i tillë. Sidoqoftë, rezervuari potencial elektoral për kandidatë të tillë ekziston.

Nga një sondazh Italian që u publikua në Report TV, rezultonte se 47% e banorëve të vendit në moshë për votim (rreth 1 milion) nuk kanë besim tek asnjëri nga politikanët kryesorë. Pikërisht votues të tillë do të ishin të gatshëm t’ia jepnin votën kandidatëve të pavarur, në qoftë se ata janë vërtet të tillë…

33 komente në “Bojaxhiu përballë Veliajt në Tiranë?”

  1. Komentuesi pa pagese says:

    Nqs nuk behen dallavere ne numerimin e votave, Veliaj nuk ka shanc te fitoje ndaj Bojaxhiut.

    1. qytetar says:

      Patjeter qe bojaxhiu duhet te fitoje se keshtu ne rregullojme dhe mardheniet me serbine pasi nenen e ka serbe

    2. ben says:

      Pra shkurt Lali fiku
      Perballe 1 kandidati te opozites
      Ka 0.000000% shanse per te fituar.
      Sepse ne zgjedhjet e kaluara PD 120.000 vota, LSI 40.000 vota po ti shtosh dhe nja 20.000 vota qe kane partite e tjera te vogla si camet etj perballe PS qe ka vetem 120.000 lali fiku ngrohet ne diell.
      Ja keto jane arsyet pse banditet e rilindjes ka kaq shume bandite rreth vetes sepse ne zgjedhje te drejta jane pakice.

      1. Aleanca shqup-leshedhi says:

        Akoma vazhdon me enderra ne diell moj jashteqitje e Sales dhe kolopuc kryelopes!

      2. Sa per dijeni says:

        Kujdes ato te dashit ti se mos keputen e i merr ndonje qerrata tjeter, he te keqen xhaxhi pa leri llogarite se te gjithe ju jeni sipas variantit 7×7=42.

    3. Eni says:

      Lot ?? akoma gjalle bojaxhiu? Akoma do ta provoje ky i mjeri?

    4. Sindi says:

      Nuk besoj se ka kandidat, nga cdo parti apo i pavarur, ti dale perballe Veliajt! Syte ne balle i kemi, ndryshimin e Tiranes e shohin te gjithe.

    5. Donald says:

      Edhe goca ime e 3 vjet e di qe lali eshte me i miri per Tiranen.?
      Shyqyr qenka gjalle Bojaxhiu nje her, se e kishim harruar bojen..

    6. And says:

      Akoma verdall ky servili i Berishes?

    7. Gimi says:

      Ehaaa akoma ka njerez qe mendojn se mund te kete kandidat ta konkuroje Veliaj? O vlla, ska njeri ta ket sjelle tiranen ne vije sic ka bo lali kto 4 vjet. Ishalla e mban dhe nja 3 mandate te tjera.

  2. Une says:

    Nje hajdut,nje mercenar,nje ish i Saliut,nje njeri pa bosht kunder Veliajt! Gjini njerez te ndershem ju lutem! Por dihet se PD nuk mund te fitoje me moral! Morali ka vdekur ne Shqiperi por sidomos per Saliun ,Meten lulen dhe monen!

  3. emigranti says:

    Kthehem gjithe deshire ne Shqiperi per ta votuar diten qe gara do jete mes ketyre te dyve !

  4. vilson naci says:

    O Eduard Zaloshnja si duket do kesh qene andej nga liqeni ne ndonje rreze dielli duke pire kafe dhe ke shkruar kete artikull te cilin nuk e beson as vete.

  5. Sazani says:

    Jo bojaxhiu po asnji ska gjasa te kandidoj perball erion velis me gjithe keto pune qe ka bere. Do ja japin tmajt e te djatht se ka punuar.

  6. Mirela says:

    Erionin e provuam dhe e pam se cfare punesh bere kshu qe prap do ta mbeshtesim qe te bej prap pune tjera . Sdo rim te shohim hajd se mbase dhe bojaxhiu do punoj . E kemi tsigurt lalin

  7. Mikel says:

    5 bojaxhinj te vine se mposhtin dot lalin gjith qyteti ne ball i ka syte dhe e ka prek cdo dite qe kur ka ardh ndryshimin qe ka bere me punet ne cdo rrugic e cdo cep .

  8. Miri says:

    Ska lidhje fare me kandidimin bojaxhiu tip megalomani … lere erionin tmbaroj projektet. Dhe rri me mire si qytetar ne kete qytet qe po ndryshon me ritme te shkelqyera

  9. Zan says:

    Lali dhe 100 here te kandidoj do e marri

  10. Joana says:

    Nuk eshte per kete pune bojaxhiu o jooooo le te ngjisi ndonji mal dhe kaq clidhje ka me bashkin ai .

  11. Pallamani says:

    Po ai lgbt turdiu qe na e permende njehere ka behet?

  12. Matilda says:

    Pu pu pu kur i rren menja Bojaxhiut per Tiranen, me vra veten!

  13. Moza says:

    Bojaxhiu te kthehet andej nga ka ardh se ska shanse me Erion Veliaj!

  14. Poradeci says:

    Sa rrota k… i qe jeni, une kan nje propozim, sikur vetem pd dhe lsi te votojne perseri lali eri fiton, prandaj mos u lodhnii kot. Ne mire mos shkoni te votoni se ps i fiton ( i blen) dhe nje pjese ju’ a shet prape se ju duhen ca keshilltar.

  15. realisti says:

    Gjergj Bojaxhiu ka ide serioze sa i perket sistemit politik demokratik. Ka koncepte qe kur i parashtron neper studio te ndryshme te bimdin Nese garon Bojaxhi kundera Velis une nuk do isha kaq i sigurte ne fitoren e “lalit” . Por nese garon Bojaxhiu kundra PS-se siç edhe ndodhi heren e kaluar atehere fiton PS-ja . Te pakte jane ata qe vrasin mendjen se çfar thote kandidati. Per shumicen te rroje partia.

  16. Martini says:

    Ti ruani bishtin Erjon Veliaj.Nuk.e bën dot.asnjëri vezën e tij.Nuk bëhet dot VEZË STRUCI me bythë pule

  17. Shqiptar says:

    Lali eri ka fitu sompatine e te gjitheve. Nje kryebashkiak i tille ,kaq punetor i vjen rralle kryeqytetit.

  18. rrema says:

    Nuk ka bir nene e as bir kurve qe te fitoi ndaj lali ERIT, o politikane idjote mos e kujtoni popullin budalla, njerzit e pane kush vodhi 4 vjet ne bashki dhe nuk beri asnke pune dhe kush e shkelqeu Tiranen.

  19. ore komentuesa ca keni le te kandidoje bojaxhiu ! pse jeni kaq debila ! jemi ne demokraci ! te fitoje vullneti i tiranasve !

  20. Tralala says:

    Aman mos dali Bojaxhiu ne gare se na trembi. Lereni te merret me ullinjte dhe pulat se gjynah ka dal i varfer nga KESHi, se mos vetem ai te gjithe qe kane qene drejtor te KESHit. Te gjithe pa perjashtim edhe pas 20 vjeteve rrojne me parate qe i kane vjedhur popullit .

  21. Dielli mbi Korab says:

    Erjon Veliaj do i fiton zgjedhjet ne Tirane bindshem dhe do jete Kryeministri i ardhshem i Shqiperise

  22. A Bunch of Poofters says:

    Te gjithe keta ketu qe kane bere komente, me perjashtim te dy apo tre personave, te tjeret jene te njejtet persona, qe jane te paguar nga Poof Veliaj. E dallon me sy te lire, qe komentet behen nga persona qe mund te jene nje, ose dy, vetem nje gje ndryshon, jane psedonimet e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje