Protesta e PD, Myslim Murrizi: Boll u tallët me shqiptarët, hapni listat dhe pastaj bëjmë politikë

21 Mars 2019, 11:51Politika TEMA

Deputeti i Partisë Demokratike Myslim Murrizi, nga foltorja e Kuvendi i bërë thirrje forcave politike të mos tallen me shqiptarët.

“Jam kundër çdo qeverie që tallet me qytetarët. Boll u tallëm me shqiptarët, si ata brenda në Parlament, ashtu edhe ato jashtë.

Unë përfaqësoj 17 mijë votues, nuk e dorëzova mandatin për t’i dalë kundër atyre që bënë ndryshimin në 2008. Hapni listat dhe pastaj bëjmë politikë.

Me ndryshimet e 2008 sollën kriminelët në Kuvend. Kastriot Islami dhe Ilir Rusmaili forcuan pashallëkun e deputetëve në Kuvend.

Kryetari i grupit Parlamentar Taulant Balla foli për Kodin Zgjedhor. Për mua duhet prishur sistemi politik që në prill 2008, largoi të zgjedhurit nga zgjedhjet. 

Atje jashtë në protestë flasin në emër të popullit. Këtu brenda flasim në emër të popullit. Pse i fshihemi me kaq frikë popullit. Tre palë zgjedhje që i fshihemi votës së këtij populli. Hyjmë në lista si struci dhe rrisim servilizmin, edhe kur jemi në pushtet, jemi në opozitë,

Para kuvendit ka protestues dhe jam me ta sot, po protestoj me ta. Në këtë sallë ata që vijnë nuk meritojnë votat e shqiptarëve. Për mua duhet të prishet sistemi politik. Atje flasin në emër të popullit, këtu thonë se flasin në emër të popullit, po asgjë nuk bëhet. Ka 3 palë zgjedhje që i fshihemi votës së këtij populli. 

Mos ndërroni qarqet dhe trastat. I mashtroni këto 4 vite në një qark dhe shkoni në qark tjetër dhe i mashtorni edhe ata. Ju që jeni sot në maxhorancë, ai ju ka vënë në rresht për të pranuar ministra që nuk kanë qenë në këtë sallë, sepse ju tremb me emrin në listë, je i tretë të coj i 13-ti dhe vijnë këtu njerëz që s’kanë asnjë përgjegjësi politike. 

Një vit e gjysmë kam kërkuar nga kryetari c’bënte me Reformën Zgjedhore, po belbëzonte në tavolinë, sepse ka hall se nuk dalin deputetë një grusht servilësh që jargaviten si kërminj para paradhomës së kryetarëve të partive. ” -tha ndër të tjera Murrizi.

Deputeti i Partisë Demokratike Myslim Murrizi doli kundër vendimit të PD për të djegur mandatet, veprim për të cilin Basha e përjashtoi nga Partia. (TemA)

5 komente në “Protesta e PD, Myslim Murrizi: Boll u tallët me shqiptarët, hapni listat dhe pastaj bëjmë politikë”

  1. Vk says:

    Katastrof. Te maresh keshilla nga murrizi. Dhe e bukra eshte qe ka te drejte ne kete rast. Imagjino si jan te tjeret

  2. Amsterdam says:

    Murro populli i ben temena vetem Amerkes se te jete per ju sumo……..re jeni Bajga te Saliut e te Ramizit

  3. zhaku i pamposhtur says:

    Përse nuk tregtohet ku ndodhet edi Rama? Mediat greke thonë që ka pësuar emfragma dhe gjendet për kurim në Berlin

  4. ALBAN DEGA says:

    Subject: BILBILI I MYZEQESE !

    BILBILI I MYZEQESE !

    MURRIZ PER ARMIQTE E SHQIPERISE
    SHQIPONJA PER PAVARESINE E SAJ!
    Poema “Pamvarsistet Myzeqare” eshte shkruar nga Themi Tushe dhe ka 250 strofa me 1000 vargje, mbeshtetur mbi kenget dhe poezite e krahines se Myzeqese dhe reethinave
    Kjo poeme na tregon ne vargje se si e moren myzeqaret Ismail Qemalin dhe Luigj Gurakuqin nga Durresi me katër cetat e tyre te armatosura te Kozma Dhimes(mesues-prift), Lam Shtembarit, Llazi Spiros e Taulla Sinanit dhe e cuan ne Vlore shendosh e mire pa u arrestuar ose vrare nga xhandaret turq e tradhetaret.
    ……………………………………………………….
    PAMVARSISTET MYZEQARE
    …41. Si shqiponje Sefer Murrizi. Kurr xhandareve nuk ju tut. Sa here pushka me ta krisi. Punet i zgjidhte me barut
    42. Per vatan shkrihej tere fisi Ne Shen e Premte sa u fut Me tabor vinte nga Durresi. Na i thote djalit: prij Mesut.
    43. Po more babe ja ktheu Mesuti. Sa te mberrijme gjere afer ktheses. Por keta vellezer une po i luti. Ti ndihmoj gjer pertej Xenges.
    44. Se kane rende e mos po i nguti. Dhe jane lodhur shume prej peshes Fjale kuvendi tha i zgjuti Se ishe nip i Nebi Sefes
    45. Po prij vet flet shpejt Nuriu Se Murriz jam edhe une. Ne brez pisqolla se ci ndriu Fshehur posht nen gune
    46. Pastaj hapin mire e shtriu S’do t’ia dij as per furtune Per ne Divjake burrat i priu. Anes kodres mbi lagune…..
    Me Ismail Qemalin ishin tre trima nga fisi Murrizi i Shen e Premtes…
    Themi Tushe
    …..Nuk e di nese Myslim Murrizi eshte sternipi apo nipi i Sefer Murrizit, por e di mire se poeti syshqiponje i Apollonise, Pojani i Fierit Themi Tushe eshte bere mbledhesi dhe perpunuesi me i perkushtuar i thesareve folklorike te kesaj krahine dhe mbare Myzeqese, te cilave u ka kushtuar deri tani dy permbledhje me ato perla dhe po punon per te tretin qe e ka gati per botim.
    Me nje durim stoik, me nje talent po aq te cmuar sa edhe punen e tij te zellshme, me mallin dhe dashurine pa kufi per vendlindjen e tij te vogel Myzeqene, e Atdheun e Madh, Shqiperine, qe kur je larg tyre shumefishohet, Themi Tushe po u ben nje sherbim te cmuar jo vetem Myzeqese e bijte e bijave te saj, por edhe mbare Shqiperise si shtet e shqiptareve
    si komb…
    Zoti Tushe eshte bere e po vazhdon rrugen e tij, po pasqyron e pasuron muzen e vendlindjes se tij si Bilbil i Myzeqese !
    Vargjet e mesiperme jane nje vleresim per Murrizet, pjelle e te cileve eshte edhe Myslim Murrizi, qe mbi partine dhe SaLikekracine vendos Shqiperine dhe Demokracine !
    Nuk thone kot francezet: Atdheu i madh fillon tek vendlindja e vogel !

  5. murrizo ke te drejte ti hapim listat ! le ta bejne mazhoritar !!!!! atehere te shohim si do votoje populli ! nuk ka me punon gomari dhe ha samari ! le te shkoj haku tek i zoti !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje