Lobimi rus i PD, Balla: Basha po sillet si huligan dhe po nxit dhunë, sot refuzoi të paraqitet para drejtësisë duke bërë dëngla

21 Mars 2019, 11:18Politika TEMA

Kreu i grupi parlamentar të PS Taulant Balla thotë se Basha po sillet si huligan dhe se kreu i PD është nxitësi dhe orkestruesi kryesor i dhunës opozitare sot ne kuvend.

Duke folur nga foltorja e Kuvendi Balla komentoi dhe vendimin e Bashën për të mos u paraqitur sot para drejtësi për të dhënë llogari për lobimin rus të PD.

Balla tha se ky është rasti i parë se si kreu i opozitës tregon qartë që nuk respekton detyrimin që ka cdo shtetas, që në rast se thirret nga prokuroria nuk mund të bësh dëngla.

“Do të doja nga kjo foltore ti drejtohesha personalisht Bashës si nxitësi dhe orkestruesi kryesor i dhunës opozitare sot ne kuvend. Kushdo e mbështet, thjesht vetëm se largon vendin nga Evropa dhe nxoit destabilitetin në vend edhe sot teksa deputete e policë mund të goditen nga urdhrat qorre të Bashës.

Shqiptarët nuk kanë parë kurrë lider të opozitës që të bëjë thirrje për të goditur forcat e rendit, institucionet, që me urdhra të goditen deputete, asnjë herë më parë nuk janë goditur deputete me urdhra të kryetarëve të partive.

Ajo që dua të ndaj me ju sot, Basha po sillet si huligan në ndeshje futbolli, dhe djegia e mandatit po jua them nuk është fare humbje për demokracinë pasi politikanë të papërgjegjshëm si puna e Bashës as nuk e meritojnë besimin e shqiptarëve dhe as të jenë në Kuvend.

Ata që vranë protestuesit para 8 vitesh tani duan të vijnë në fuqi mes forcës e dhunës, janë bërë bashkë, Luli, Saliu, Monika, për të mbrojtur interesat e tyre personale në kurriz të shqiptarëve, akte të tilla dhune nuk kanë asgjë të përbashkët me aspiratat e shqiptarëve.

Sot Basha ka refuzuar të paraqitet para prokurorëve, ky është rasti i parë se si kreu i opozitës pasi ka lënë mandatin për hir të interesave të vendit, tregon qartë që nuk respekton detyrimin që ka cdo shtetas, që në rast se thirret nga prokuroria nuk mund të bësh dëngla.

Ky arsyetim i bërë publik nga PD, nuk mund të jetë arsyetim për tu fshehur nga një hetim që nuk po bëhet nga prokuroria e vendit tonë por edhe nga Departamenti i drejtësisë në SHBA dhe Skoci.

Si mund të guxojë e ta besojnë shqiptarët Bashën, kur prokuroria e njofton për ta marrë në pyetje për një çështje që i ka lënë gojëhapur miqtë tanë perëndimor se si kryeministri në hije, paskësh qenë dy vite më parë i sponsorizuar me para, janë 950 mijë dollarë nga të cilat Basha nuk ka justifikuar as 10% të tyre. 

Dy rusë të tjerë janë të përfshirë në kompaninë që paskën mabështetur Lulzim Bashën në fushatën e nxirjes së Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Lulzim Basha iu shamng hetimit dhe  pas gjykiimit në aferën e rrugës së Kombir duke dërguar raporte nga mjeku. 

Edhe sot që duhet të ishte përpara Prokurorisë shpiku një rrugë për të shkuar atje ku nuk duhet të ishte. Ata i lanë mandatet vetëm për hallet e tyre. Për mua si kryetar i grupit të shumicës iu them se jemi të gatshëm të dialogojmë me ju për interes të vendit”,– tha Balla. (TemA)

9 komente në “Lobimi rus i PD, Balla: Basha po sillet si huligan dhe po nxit dhunë, sot refuzoi të paraqitet para drejtësisë duke bërë dëngla”

  1. Detari says:

    shume mire ben basha, ju cfare beni?

    1. Balla po humbisni autoritetin - Veproni says:

      Balla mjaft e lute Lulin. Me duket se ju po beni dengla. Ske pune ti te flasesh ne Parlament per Lulin. Polica duhet te beje punen. Cfare ben ti nga foltorja e Parlamentit e lut Lulin te shkoje ne Prokurori. Me drejtesine ska lutje dhe perkedhelje. Krimineli arrestohet dhe rraset brenda. Po ja humbisni autoritetin shtetit dhe Policise e Prokurorise. Kjo nuk eshte Shqiperia qe duam, pa ligj, pa polici dhe pa prokurori.

  2. Black Eagle says:

    Krijoni institucionet e dretesise kete do SHQIPERIA

  3. Kuq e zi says:

    Ps miratoi ligjin qe ska arrestim per deputetet pa u hequr mandati
    Basha ju nxjerr zbuluar sepse e ka dorzuar dhe ju prape nuk keni bythe ta akuzoni sepse jeni sumce ose hani ne te njejtin kazan prandaj leri lloqet…
    Pra eshte basha nen akuze apo jo nqs po ka te drejte prokuroria te arrestoje nje qyterar te thjeshte qe ka nje akuze?
    Me propaganden tende po tregon qe prokuroria nuk eshte ne gjendje te akuzoje askend

  4. Arben says:

    Dy gabime ne fjalen e zotit Balla.
    Se pari, Basha nuk eshte as i pari dhe as i fundit qe ben ato qe po ben. Shefi i tij, Berisha, ka rrahur e vrare deputete dhe asnjehere nuk ka shkuar te deshmoje ne prokurori, pasi e mban veten me lart se te gjithe qytetaret e tjere te atij vendi.
    Se dyti, te dialogosh me kete opozite te krimit nuk eshte e drejte. Thyerja e ligjit ne menyre konstante nga keta gangstere me kollare duhet te kishte marre ate pergjigje qe parashikon ligji, pra burgosjen e menjehereshme.
    Me keto tolerime skandaloze, qe po u ben rrugaceve te tipit Noga, dhe shefave te tyre, PS po tregon se nuk ka force te udheheqe vendin. Ka ardhur koha qe te vihet ne vend dinjteti i atij kombi dhe ngaterrestaret te dergohen atje ku e kane vendin, mbrapa hekurave. Balla dhe Ballat e tjere te PS te ndalojne llafet dhe te bejne punen per te cilen i votuan shqiptaret. Ne te kunderten te lirojne vendin se ka akoma burra Shqiperia qe dine ti dalin per zot.

  5. arberbrooklyn says:

    Jeni te kapur o legena , ata Po tallen me shtetin ligjor e ju plera rrini si lepuj se ka bere marrveshjen ai kryekurva juaj , ju zenshin gjynahjet e votes se popullit o ti fshatar librazhdi qe nuk ngeli njeri pa te zene me dacka ty legen , mos e turperoni shtetin ligjor dhe popullin qe ju besoi juve o plera !

  6. Pokeristi says:

    Mire ju a ben.T’ju luje zotin.
    S’behet stan me lepuj.Shteti demokratik ka dhe dhembe qe mund te kafshjojne dhe duhet te kafshojne..Ose ndryshe me shume te drejte mund te thuhet se pirdhni te dy palet ne nje poce.

  7. Beni says:

    Si nuk ka turp Arta Marku pa le dhe aplikon per prokurore te pergjitheshme te perhereshme, kur prokurorine keta nuk e vershellejne fare dhe prokuroria vazhdon e qendron e tulatur.Asnje ndryshim nga prokuroria e Adriatik Llalles biles tani behen thirje çdo dite per perplasje civile e prokuroria fle gjume.

  8. Kuq e zi says:

    Me gjithe keta komente qe demaskokojne qeverine perpara detyres
    Mere e heq artikullin shume shpejt si shume artikuj te tjere

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje