Thirrja për të dëshmuar për lobimin në SHBA me para ruse, Basha letër Prokurorisë: Ja pse ju refuzoj kategorikisht (ka dhe thirrje me forcë)

21 Mars 2019, 10:46Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka anashkaluar sërish përballjen me drejtësinë. 

Ai u thirrur sot në Prokurorinë e Tiranës lidhur me kontratat e lobimit të Partisë Demokratike në SHBA ku nuk është përgjigjur për burimin e 675 mijë dollarëve që ka dhënë për lobim gjatë fushatës elektorale të vitit 2017.

Basha ka zgjedhur të largohet sot nga vendi duke mos pranuar të japë asnjë detaj për hetimet që aktualisht janë aktive në SHBA, Shqipëri dhe Skoci.

Lideri i PD e ka konsideruar kërkesën e paraqitjes “si të panevojshme, të pambështetur në ligj dhe të pa mbështetur në asnjë standard profesional dhe etik të hetimit”.

“Unë dhe asnjë drejtues tjetër i Partisë Demokratike nuk jemi marrë nën hetim dhe nuk jemi të pandehur në asnjë hetim, arsye për të cilën nuk kemi ka nevojë të informohemi dhe prokuroria nuk ka asnjë detyrim të informojë për të dhënat e verifikimeve që po bën,”-tha Basha në letrën drejtuar Prokurorisë.

Kreu demokrat akuzoi Prokurorinë se kërkesa është bërë për shërbime propagandistike politike dhe jo për qëllime hetimore.  Ndërsa i kërkoi të distancohet menjëherë nga qëndrime me prapavijë politike, si dhe të marrë të gjitha masat për të ndaluar në të ardhmen çdo lloj përdorimi për qëllime politike të hetimi.

“Fakti që një ftesë e tillë vjen 6 muaj pasi ju e keni marrë informacionin në fjalë dhe në një kohë kur ka filluar një fushatë keqinformimi me natyrën dhe ecurinë e hetimit në fjalë, na bën të mendojmë se veprimi juaj është bërë jo për qëllime hetimore, por për shërbime propagandistike politike,”-shtoi Basha. (TemA)

 

15 komente në “Thirrja për të dëshmuar për lobimin në SHBA me para ruse, Basha letër Prokurorisë: Ja pse ju refuzoj kategorikisht (ka dhe thirrje me forcë)”

  1. lulja says:

    Filloi ky langaraqi me lodra fjalesh…
    prokuroria ta kapi per xhelesh e mos e zgjasi me…

    1. Krimineli eshte kriminel - Jo opozitar says:

      Policia dhe sistemi i drejtesise kane humbur autoritetin. Krimineli nuk duhet te trajtohet si opozitar. Kush ben krim perfundon ne burg. Nese Prokuroria ka fakte atehere te veproje. Nese nuk ka fakte ose ben sikur nuk ka fakte te rrije e te haje m.t.

  2. Cudia says:

    Priteni te dera e avjonit me “lule” dhe cojeni ne prokurori tu pergjigjet pyetjeve… Te gjithe jane te barabarte perpara ligjit.

  3. Kuq e zi says:

    Ska me force por me deshire sepse e njejta mund te perdorej dhe per ramen me tenderat e tij te kulluar
    dhe rama nuk do qe te shkoi me force
    Qeni nuk ha qen

    1. Tiku says:

      Ti s’ma domendja te jesh Kuq e zi,,por “kuç e zi”!Ndersa per kahasimin “Qeni nuk e ha qenin” ashte ma sakte “çeni nuk ha çenin” or lum miku qe ma siguri kur ke ken i vogel ke ra prej fiku!

  4. prind says:

    kur ta kapin per veshi , do shkoje si legen , sic e ka zakon

  5. arberbrooklyn says:

    Te provoj prokuroria qe eshte funksionale , ndryshe te qerrohen , te pranojne fyerjen dhe ofendimin e ketij dordoleci , populli e hodhi ne kosh ne zgjedhjet e kaluara e do e hedhi prap tek koshi dordolec lulezimen , nese prokuroria nuk ben punen si duhet , do e detyroj populli shumica, do I vij hidhur zonjes arta marku , mos luani me njerzit , nuk ju duroj me njeri , ta keni te qarte !

  6. Arrest me burg - do prishe provat! says:

    Ky njeri, ju ka bere zakon qe ti shmanget drejtesie, por kesaj rradhe me duket se e ka pisk punen.
    Prite kur ta arrestojne e ta izolojne, se ai ka rrezik qe te kompromentoje provat, prandaj e meriton te jete me arrest me burg.
    Opa, iku dhe nje !

  7. Ergys says:

    Prokuroria ta therresi per vjedhjen gjiganteske te Rruges se Kombit dhe vrasjen e kater qytetareve te pafajshem ne bulevard.

  8. Berti says:

    Shteti nuk pyet per asnje…para ligjit jane tw gjithe njelloj…merreni zvarre kete spurdhjak, hajdut, vrases….

  9. Doni rrumpallen vdekjeprurese apo shtet says:

    ose basha ne burg ose arta marku te ike.

  10. Uo says:

    Me raport mjekesor…..’deri kur…Bajge

    .

  11. TOMORI SHBA says:

    Lulezim Basha, hiqni dore nga presjonet dhe shantazhet, ndaj organeve te drejtesis.
    Me ligj dhekushtetut, jini i detyruar te paraqiteni ne prokurori, atje shpjegohu si e kekon ligji dhe mos u shtir si enjgjell. Ke apo ske pergjegjesi, per akuzat qe te jan bere edhe nga shtypi ketu ne Amerik, e verteton gjukata ,.
    Ne vjedhjen e rruges se kombit i shpetove drejtesis me gjithfar makiacjonesh, tani paraqitu dhe mos u perdrith e mos bej presjon drejtesis, se dote hash koken tende.

  12. Ligji says:

    Per bythe me force ta marrin,perderisa nuk e ka kuptuar a nuk do ta kuptoje se ne demokraci para jigjit jane te gjithe te barabarte Nuk tolerohet me keto lloj rracash

  13. Gjon Leka says:

    Ku e gjen tërë këtë kurajo ky zagar, hajdut e manipulator ? Këtë do ta shpalli në kërkim gjykata amerikane ose do t’ja bëjë gjyqin populli, që është viktima e vjedhjes dhe e tradhëtisë së tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje