Rudina Hajdari: Dorëzimi i mandateve është përshkallëzim ekstrem, ngadalëson procesin e integrimin të vendit

21 Mars 2019, 13:41Politika TEMA

Deputetja e Partisë Demokratike Rudina Hajdari thotë se vendimi i opozitës për djegien e mandateve është një përshkallëzim ekstrem, i cili sipas saj  ngadalëson procesin e integrimin të vendit në BE.

Duke folur nga foltorja e Kuvendit Hajdari tha se do të bëj hapa të sigurt larg politikës së vjetër.

Më tej ajo tha se do të propozoj në muaj në vijim alternativa konkrete për të sjellë një model të ri politik.

Dalja e studentëve në sheshe në veri dhe jug shkaktori një metamofroze politike. Politika nuk është vetëm model i keq i keqqeverisë. 

Ky model që nuk do t’ia dijë për largimin masiv të qytetarëve, për jetën duhet të marrë fund. 

Nuk është hera e parë paqëndrueshmëria politike rrezikon stabilitetin e vendit, apo marrëveshjet e fshehta prapa shpinës së popullit. Unë u rrita me thirrjen “E dua Shqipërinë si gjithë Europa.

Në fillim të viteve 90’, pyetja që ushtroi Ramiz Alia ishte a doni pluralizëm të mendimit apo pluralizëm partiak. Shqipëria nuk duhet të shihet si faktor destabizlizues në Ballkan, por duhet të krijojë ura lidhëse. Nuk duhet të bëhemi shembull i keq në sy të botës. 

Unë jam e bindur që kjo qeveri e dalë nga një fitore gjysmake e votuar nga 23 % e qytetarëve, nuk do t’ia dijë më.  Pra, këtë e tregon qartë rapoti i Departamentit të Shtetit Amerikan.

Dorëzimi i mandateve në bllok nuk është gjë tjetër përveçse një përshkallëzim ekstrem i politikave të këtyre 28 viteve i cili vetëm ndalon procesin e integrimit.

Unë ashtu si cdo deputet që është këtu, jam përgjegjese para zgjedhësve të mi, që më kanë votuar, por edhe atyre që nuk më kanë votuar. 

Një ditë do të gjykohem për rezultate, ose jo, asnjë nuk e gjykon dot vendimin tim, unë do të bëj hapa të sigurtë drejt parimeve të mia, larg politikës së vjetër. 

Do vij me propozime konkrete. Arsyeja pse jam në politikë dhe qëndrova në Kuvend është se dua të sjell frymë të re parlamentare që do t’i japë fund njëherë e përgjithmonë tranzicionit në vend”– tha Hajdari. (TemA)

10 komente në “Rudina Hajdari: Dorëzimi i mandateve është përshkallëzim ekstrem, ngadalëson procesin e integrimin të vendit”

  1. A says:

    Pa dyshim qe Rama dhe Rilindja jane jashte realitetit! Pa folur per Saliun,Meten,Lulezimen dhe Monen! Nje politike e re do te tshte e mire pritur! Si mund te vazhdohet me Paloken,Noken,Ndoken,Idrizin,Mediun? Te shpresojme dhe t’i lutemi Zotit qe e bija e Azemit te jete e para!

  2. Shkodra says:

    @ A

    meqe un nuk besoj ne zot, a ke mundsi qe edhe per mu ti lutesh zotit qe mos ti kete ngjare as Azemit as Fatmires.

  3. Shqiperia Etnike says:

    ?????????????bravo

  4. marjani says:

    pd e kalbur dhe e mbaruar shyqyr zotit qe plaku ivicidollit iku nga fiqiri megjithse KM I kish dale borxhit me qindra here por kalbesirat Akoma dhe sot llogjikisht nuk e kuptojne ,kaq ishte dhe erdhi kaq papriur e kaq shpejt per fatin e madh te shqiptareve .

  5. Nebil Çika says:

    Sharabajkë

  6. qytetar says:

    Qafsha ty moj Shege ka ngel plonci vare.Kjo eshte ajo yjesha ne ngjitje qe kontakton me personalitetet amerikone e evropione.Jo jo jo, kjo sdine me lexu ate referat qe ja kishin pergatit te tjeret.Lum si ne e lum si ti shqiperi qe ske pleqni

  7. POPULLI says:

    KM vjet tha me mire djepi bosh sa shejtani Brenda,kjo ish e dyta, po e treta e verteta.

  8. timo says:

    Që të sjellësh “frymë” në parlament duhet të kesh frymë. Fatkeqësisht ti nuk ke.

  9. muci-muci says:

    kjo eshte memece…
    nuk frymezon as familjen e vet jo me popullin, por Bashes mire ja ben…e zgjodhi deputete nje injorante pa asnje vlere….
    ajo rri ne parlament deri sa te kaloje vetingun e ema…
    thjesht njerez te ulet dhe pa-moral…

  10. Julian says:

    Brravo Rudina ki besim se njerëzit e përvuajtur e gjejnë veten në ato që thua ti, edhe pse një pjesë e fshataresise qytetare akoma nuk e dinë se çfarë do të thotë fjalim, ju pëlqejnë ata që ju thonë fjalë të mira dhe ja u ngulin mbrapa. Mjere Shqipëria ku ka arritur dhe t’ju vesh nga mbrapa këtyre qe car si kanë bere Shqipërisë është më shumë se tragjike, është njëkohësisht fyerje e inteligjencës kolektive.
    Çdo popull e meriton qeverinë që ka. Kam rezervat e mia për familjen tende por çdo gjë e re që mundet të vijë asnjëherë nuk mund të jetë në këtë nivel të këtyre qe janë aty tani, nuk mundet të jetë e mundur ndaj të mbështes.
    Na përfaqëso neve qe u bëmë kurban I asaj gjendje duke mbetur rrugëve të botes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje