Policia bën “bilancin” e protestës: 29 të proceduar, mes tyre edhe numri dy i PD Gazment Bardhi. 6 prej tyre të arrestuar, 6 në kërkim

21 Mars 2019, 21:29Kronika TEMA

Pas protestës së sotme të opozitës, 29 persona janë proceduar nga policia e Tiranës, përfshirë edhe sekretarin e Përgjithshëm të kësaj partie, Gazmend Bardhi.

Policia e kryeqytetit bën me dije se 6 prej tyre janë arrestuar ndërsa 6 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Policia e Tiranës nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka arrestuar 6 shtetas, për veprime të dhunshme mbi institucionet Kushtetuese, mbi Policinë dhe për shkatërrimin e pronës gjatë zhvillimit të protestës së opozitës nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, ditën e sotme para parlamentit.

Veprimet proceduriale janë kryer në bazë të një analize të pamjeve filmike, raport shërbimeve, si dhe provave të tjera të mbledhura nga grupi hetimor.

Janë proceduar në gjendje të lirë dhe 17 persona të tjerë, ndërsa 6 shtetas janë shpallur në kërkim.

Është proceduar penalisht gjithashtu shtetasi G.B., organizator i protestës.

Janë arrestuar për konsumimin e elementëve të veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe  “Prishja e qetësisë publike” shtetasit:

– J.Gj., 24 vjeç, nga Shijaku;

– M.D., 24 vjeç, nga Mamurrasi;

– A.K., 20 vjeç, nga Rrësheni;

– B.D., 36 vjeç, nga Kavaja;

– E.M., 26 vjeç, nga Kavaja;

– D.P., 31 vjeç, nga Tirana.

Po punohet për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë që kanë kryer veprime të dhunshme gjatë protestës së djeshme.

Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

1 komente në “Policia bën “bilancin” e protestës: 29 të proceduar, mes tyre edhe numri dy i PD Gazment Bardhi. 6 prej tyre të arrestuar, 6 në kërkim”

  1. Komentuesi says:

    Bravo Policia.I jemi borxh policise.Ajo po bene sakrificen me te madhe qe po perballet me kafshet e pd-ke ne protesta te dhunsheme.Ata qe jane arrestuar te mos falen.Te futen ne burg kushdo qoft ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje