Publikohet dokumenti: Gazi lotsjellës në protesta është blerë nga “Berisha”

21 Mars 2019, 17:14Kronika TEMA

Sot u zhvillua protesta e radhës e opozitës para selisë së Kuvendit të Shqipërisë.

Fatmirësisht sot nuk u shënuan incidente të rënda, e nuk u përdor gazi lotsjellës për shpërndarjen e turmës.

PD një ditë më parë ka ngritur edhe një padi për shkelje të procedurave të policisë në përdorimin e kësaj lënde lotsjellës.

Në studion e “Top Talk” ishte e ftuar zv/ministrja e Brendshme Romina Kuko, e cila nënvizoi se duhet evituar termi gaz, pasi bëhet fjalë thjesht për lëndë lotsjellëse.

Më tej ajo theksoi se këto janë lëndë të ligjshme, të blerë në vitin 2011, kur vendi drejtohej nga e djathta, duke hedhur poshtë akuzat e PD se është përdorur lënde ushtarake helmuese.

“Këto janë akuza qesharake, ato janë përdorur nga opozita në vitin 2011. I bie që opozita ka paditur vetveten në polici”, tha ajo.

Ndërkohë që në “Top Talk” është publikuar edhe dokumenti për blerjen e kësaj sasie lënde lotsjellëse, nga të cilat rezulton se kjo lëndë është e blerë në vitin 2011.

4 komente në “Publikohet dokumenti: Gazi lotsjellës në protesta është blerë nga “Berisha””

  1. mik says:

    Pra, faji i bie atij qe e ka blere, e jo atij qe e perdor !!

    1. Qytetari says:

      Ai qe e ka blere e ka perdorur ne 21 janar 2011.

    2. Stark says:

      Për opozitën Berisha eshte i besueshem. I ka blere te gjitha te mirat per popullin e tije.

  2. Koba says:

    Kam nje informacion te sigurte lidhur me blerjen e Gazit Lotsjelles.Eshte blere ne vitin 2011 dhe personi qe eshte marre me blerjen Eshte ish Shefi i Armatimit ne Drejtorine e Pergj. te Policise.-Burri i mbeses se Sali Berishes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje