SHBA "armatos" Turqisë, i dorëzon edhe dy avionë F-35

21 Mars 2019, 15:59Bota TEMA

SHBA do t’i dorëzojë Turqisë edhe dy avionë luftarakë F-35, bëri të ditur zëdhënësi i programit F-35, Joe DellaVedova.

Referuar deklaratës së DellaVedova, programi i shitjes së avionëve Turqisë përfshin në vetvete trajnimin e vazhdueshëm të personelit turk i cili do të drejtojë avionët F-35 dhe aktualisht po kryhet një proces i tillë në bazën ajrore “Luke Air Force”.

“Turqia aktualisht zotëron dy avionë F-35A që ndodhen në bazën ajrore Luke, ndërsa dy avionë të tjerë janë në fazën e fundit përgatitore para dorëzimit”, tha DellaVedova.

“Dy avionët e parë pritet të zbarkojnë në tokën turke në nëntor të këtij viti”, shtoi ai.

Në përputhje me kushtet e blerjes, SHBA-ja duhet të dërgojnë avionët pas një apo vitesh të përfundimit të trajnimit të pilotëve nën kujdestarinë e palës amerikane.

Ankaraja planifikon blerjen e 100 avionëve luftarakë F-35.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje