Nga Lorenc Vangjeli
Erion Veliaj është i qartë dhe tanimë nuk ka dilema personale: të shtunën paradite shqiptarët do ta njohin atë si kandidatin zyrtar të Partisë Socialiste për katër vjetët e ardhshëm në bashkinë e Tiranës. Me 40 mijë votat diferencë të 2015-ës, me një opozitë që qejfi ja ka ta rimarë kryeqytetin, por nuk ja mban dora të hedhë zarat në zgjedhje, me simpatinë e shumicës indiferente siç thonë sondazhet dhe bilanc konkret të mandatit të parë, ai duket se po shkon drejt një fitoreje formale nëse do të ketë vërtet zgjedhje në mes të krizës shqiptare, në qershorin e Tiranës.
Mbas shumë paqartësish, konfuzioni dhe lojërash herë të dukshme e herë të padukshme pushteti, djali i mirë i të majtës hedh një hap jashtëzakonisht të rëndësishëm jo për në ambientin komunal të Tiranës si deri dje, por shfaqet si oferta më serioze e socialistëve për një brez të ri qeverisës të së ardhmes në vend.
Njëlloj si Edi Rama dikur nga bashkia, Veliaj tashmë është imponuar si emri me të cilin tani e tutje do të duhet të përfshihet në të gjitha llogaritë e së nesërmes.
Më shumë me hir se me pahir, shumica dërmuese e socialistëve, sipas zakonit më të mirë të së majtës, do ta pranojë atë si njeriun e dytë mbas Edi Ramës. Fillimisht sepse vetë Edi Rama e pranoi si të tillë. E më pas, duke qenë bashkëkrijesë e kryeministrit, ai do të pranohet dhe do t’u imponohet edhe atyre që nuk e duan sot Ramën në parti dhe mendojnë për fatin e tyre në një parti të nesërme qoftë edhe pa Edi Ramën.
Për një kohë të gjatë, pothuaj njëlloj si dhe në ish-partinë e Doktorit me rivalitetin Basha-Olldashi, edhe në PS ishte e dukshme gara e tij për zemrën e Ramës me Saimir Tahirin. Fati i keq i Saimirit ishte pikërisht çfarë dukej dikur si forca e tij: mallkimi që ka ndjekur pas të gjithë ministrat e brendshëm!
Kjo garë e pashpallur me shumë spektatorë dhe me Ramën si arbitër, ishte vetëm pjesa e dukshme e përpjekjeve për të dalë në krye. Me ato përpjekje ku ai përdori çdo mjet dhe lejoi të përdoret edhe në ndeshje të cilat nuk ishin të tijat dhe duke fituar betejat e heshtura edhe brenda partisë së tij që tashmë e ka të huaj unitetin dhe solidaritetin e famshëm të saj, Erion Veliaj fiton kohën që i nevojitej. Bashkia e Tiranës është vendi ideal që ai të presë në qetësi sesi miqtë e dikurshëm dhe armiqtë e rinj do t’i afrojnë dashuri e urrejtje, miqësi dhe interesa.
Ai do të presë si fitues i betejës së tij fundin e luftës së të tjerëve për zgjidhjen e nyjes Gordiane: krizës që kërkon kurbanë. Veliaj tashmë ka luksin të presë rezultatin e asaj lufte që në fund të hesapit, me të gjitha gjasat, do t’i shpallë humbës pothuaj të gjithë, përveç atij.
Eshtë e çuditshme që në javën që pati nga të gjitha në Tiranë, që nga kërcënimi për vetësakrifikim të Presidentit të Republikës, tek përplasjet e opozitës me policinë dhe goditjet e deputetëve, vrasjet mafioze me atentate dhe festimet e heshtuara për përvjetorin e NATO-s në Tiranë, Veliaj ja doli që të organizojë për herë të dytë po brenda një jave një demonstrim me tiranas që duket sikur festojnë. Njëherë me Ditën e verës që e shtyu për një karshillëk feste me protestën e opozitës, njëherë me ditën e rikonfimimit të tij në garë që e shpalli vetë këtë të shtunë. Si në të gjitha betejat e mëdha, fati ka rolin e tij.
Veliaj tashmë ja ka dalë. Sepse ai ka mundur të bëjë një diferencë të jashtëzakonshme me të ngjashmit e vet në politikë. Nuk ka rëndësi nëse është i vërtetë në sjelljen e tij siç e besojnë miqtë në atë që bën apo është fallso siç e konsiderojnë kritikët.
Fakt dhe jo opinion është se ai ka zgjedhur biçikletën përpara Mercedesave të tyre, modestinë e heshtur përballë vanitetit ulëritës, kokultësinë përpara boshësisë së frikshme së mendjemëdhenjve me kostume. Dhe përtej gjithë këtyre, edhe një llogari të detajuar dhe një axhendë vetjake në të cilën ai ka përfshirë të gjithë aktorët dhe faktorët që mund ta ndihnin apo rrëzonin në ambicjen e tij.
Kandidati për kryetar bashkie sot mund të thotë se i suprizoi dhe shtangu edhe skeptikët që nuk e kishin marë seriozisht në kohën kur ai, një adoleshent në politikë, sillte Hirushen me fustan të bardhë në shkallët e kryeministrisë për t’u tallur me një ish-kryeministër socialist që po rijetonte sërish adoleshencën. Në të gjitha rrethanat, së paku në përralla, koha e Hirushës vjen gjithmonë.
Vjen pak para mesnate kur ajo vendos të sakrifikojë me ikje për t’u rikthyer sërish të shtunën në Sheshin Nënë tereza. Për të ndenjur gjatë. Shumë gjatë! Nëse kjo është një gjë e mirë apo e keqe për Shqipërinë, pritet të verifikohet. Për momentin mund të vihet bast vetëm se Erion Veliaj do të jetë shumë i ndryshëm nga i ngjashmi i tij Edi Rama.
“modestia” dhe “kokeultesia” e erion veliaj?
hahahahahahahahahaha
qe ti rron me parate qe nxjerr nga bythlepirja kete e di edhe hirushja. por qe te arrish deri aty sa te kujtosh se te gjithe lexuesit e temes jane idiote qe te besojne ty, kjo tregon qe je edhe budalla.
Ca hirushja o vlla? Lalin e kena marr nga Avengers ? I vetmi qe e merito Tironen!
E mo aman. Ci keni keto. Lereni te punoje pa shume fjale.
Lali eshte e vetmja shprese e ktij populli. E do i madh e i vogel
Ore po paske qene shume trap ti! Ik ore meru me ndonje pune tjeter. Cfare edukimi dhe eksperience ke ti qe jep leksione te tilla dhe analiza kafenesh! Hajde puno nja 20 vite si ne ketu ne SHBA te kuptosh se cfare eshte jeta dhe demokracia. Dhe mos kujto se bejme vetem pune hamejsh! Mero, te te lutem shume mos publiko mendimet e ketij, Bushatit, Much Nanos apo atij bandillit, Lubonja! Jane anti- Shqiptare dhe jo opozitar. Nese humbet ndonje te ardhur nga mungesa e ketyre shkrimeve, me dergo.mua futuren se e pagoj vete!
“Per te ndenjur gjate, shume gjate”
Ahhh sa me pelqen kjo shprehje!!
Neser jemi te gjithe me lalin ne shesh
PLotesisht e vertete. Fjala jote ne vesh te Perendise.
Ky eshte i lodhshem.
Like Hajduti te paguan mire o
Skerfyll Vangjeli
Shume fjale per asgje
Ben llap–llap kot
Shife Liken se paguan mire ai
Ne nga Vlora i quajme gagac tipa sy ky
Kemi rastin që në Tiranë socilistēt të mos bëjnë fushat! Ato lek le të përdoren për strehim apo shkolla.
Jua hapi Rama gojen se i mbushnit nga frika ti jepnit mend vicidolsit.Shko rregullon shpine tate see ke zhul.
Kur po lexoja kete shkrim, spo me shqitej nje perfytyrim i nje njeriu jarget cilat i shkojne te poshte papushim te cilat i fshin me dore dhe me ate dore jargesh ferkon surratin e shtrin floket. Me te degjuar e kam por ky eshte beqar thone. Se di arsyen por kur e shoh krah per krah me muc nanon ne cdo emisjon dhe shfaqje televizive, dicka me shkon nder mend por dora sme ben ta shkruaj. Eunuke pushteti.
KY LORENCI ESHTE KOKRRA E BYTHQIRIT NJE ZAGAR
Jane pune te lena ne gjysem qe duhen vazhduar me te njejti ritem me te njejten energji keshtu qe sigurisht qe nuk duhet te iki .
Neser do e shikoni se me ke eshte Tirana!
Ta shikoj Luli dhe Mona qe derdellisin kot, 2 karta te djegura.
Ua hirushja e nones se vet qe ju bete nona kurban iu befte. E mbani mend kur beri ate magjine qe me pensionin e mamit beri dy ceremoni dasme?
Fale Erion Velise sot ecim perkrahe vendeve europjane!
Jemi te gjithe me ty lal!
Lali k..Eri eshte mashtrusi I radhes dje dola nga liqeni I farkes gjasme eshte publik dhe ka bo reklame te madhe nga ana perendimore po ndertohen komplekse vilash sikur nuk mjafton ai beton qe ka tirana kurse nga ana tjeter katunare me lope qe kane tokat atje dhe duket vertete qesharake ku ka park ne bote si ky vertete ska leje per vila dhe si ka munsi qe nuk ishpronson kta katunaret dhe vertete te jete park publik
Duhet te vazhdoj punet qe ma nisur qe ta zhvilloj qytetin sic ka bere gjithe kete kohe
Ne kete vend ka historira qe skan bere asgje dhe kan ndenj 12 vite jo erioni qe e meriton
E meriton te ri qe cke me te sepse ka punuar dhe e ka bere qytetin lule neser aty per ta mbeshtet dhe perkrahur per pjese tjeter te mandatit
Ste duan kot njerzit o lenco ? sepse ka punuar i ka be gjerat dhe e meriton te ri ?
undefined
ik qerohu LLAPIST
Erion veliaj eshte fyerje per Tiranen! I rrofte edi rama qe beri e ben gjerat e medha! Ky eshte thjeshte nje Lal per cunat e vegjel te lagjes, nuk ka asnje vizion, ka fjale e poza me shume se pune, eshte manipulator e mashtrues, shet lajmin ne televizion e facebook pa bere pune, e ka mbytur tiranen me ndertime ne cdo territor te mbetur bosh, i ka mbytur me qoka mediat, deputetet e PS, LSI dhe PD, i ka mbytur me qoka mediat. Mekati me i madh politik i Edi Rames eshte ky mashtrues si oferte per tiranen!!!
Mercenar I rendomte. Turp per tipa te tille qe investimin shoqeror mbi ta e shperblejne ne kete menyre. Agjitpropist.
Pas rendesi kujt partie i perket, lali Eri punon shume miré. Ne kjo n’a duhet ta shikojme Tiranen tone te bukur. Kush e ka inat te pelcas Prandaj votoni personin i cili is ka kthyer faqen Tiranes. Le ta mbeshtesim ne cdo moment per te miren e qytetit tone te bukur. Keep it up lali Eri……