Ylli Manjani: Kush bojatisi Ralf Gjonin tek dera e shtëpisë ka bërë shumë keq

22 Mars 2019, 15:11Politika TEMA

Ish ministri i drejtësisë Ylli Manjani ka dënuar aktin e  goditjes me bojë të deputetit të LSI Ralf Gjoni gjatë ditës së djeshme teksa ky i fundit po dilte nga shtëpia e tij.

Në një shënim në facebook Manjani shkruan se cilido që e ka kurdisur dhe realizuar bojatisjen e Ralf Gjonit tek dera e shtëpisë ka bërë shumë keq.

Më tej ai thotë se nuk mund të pranohet kjo gjë në një shoqëri demokratike!

Për lançimin ndaj renegatëve.

—————

Cilido që e ka kurdisur dhe realizuar bojatisjen e Ralf Gjonit tek dera e shtëpisë ka bërë shumë keq! Nuk mund të pranohet kjo gjë në një shoqëri demokratike!

Të kuptohemi, nuk e mbështes në asnjë sekond gjestin e Ralfit dhe të të tjerëve që pranuan të jenë fasada e pushtetit dhe oskigjeni politik i qeverisë moniste.

Aq më pak e pranoj Ralfin dhe të tjerët si ai, si zëvendësues të opozitës, medemek “opozita e re”, apo edhe më keq akoma ta pranoj Ralfin si “masterin e stabilitetit” politik. Me këtë të fundit vetëm mund të qesh.

Nuk kam qenë dakort as me të rinjtë e FRESH (nën drejtimin e Spiropalit) në 2013-tën kur i shkuan tek shtëpia e Kastriot Islamit dhe bërtisnin “këtu banon tradhëtari”.

Këtë sjellje damkosëse në publik me bojë e thirrje histerike e bëri rinia Naziste kur shkruanin tek dera “Verräter”. Këto sjellje i kemi parë edhe në kohën e diktaturës së proletariatit, kur beheshin gjyqe popullore.

Ndaj smund ta pranoj kurrë si sjellje normale! Njerëzit duhen pranuar ashtu siç janë, me të mirat e të këqijat e tyre.

Mendimi, fjala dhe zgjedhja në shoqërinë demokratike janë liri të garantura. Gjykimi publik bëhet me votë, jo me bojë as me gurë. Nëse njerëzve nuk u skuqet faqja, nuk ndihmon boja…

Kultura e damkosjes duhet t’i përkasë të shkuarës, pavarësisht se shumë njerëzve mund t’u pëlqejë kjo gjë.

Nëse nuk e ndalojmë këtë gjë, në fund humbasim të gjithë…

Dhe më në fund fare, nuk mendoj se ja vlen të merremi më me ta, por me krizën më të thellë politike që po kalojmë!”- shkruan Manjani. (TemA)

9 komente në “Ylli Manjani: Kush bojatisi Ralf Gjonin tek dera e shtëpisë ka bërë shumë keq”

  1. Lul says:

    …po ca mereni me kete bythq… mor amon…

  2. Raul says:

    A doni me per Belulin, paska zevendesuar gjithollogen Nora bythderrja qe jepte mend per gjithcka. I perjetshem qofte kujtimi i saj,,

    1. raul : cma kujtove ate nora malaj debilen ! shkonte ke protesta e astirit e lyer me nje buzekuq flake te kuq ! ja debilja stambolli digjet debilja krifet

  3. reptutive says:

    cesht kjo kthese 360 grade e LSI, apo e kane kuptuar se loja paska qene qe LSI do shkoje e para ne burg.

  4. Veshgues says:

    Gjasme denon veprimin, duke ja sa krahu Ralf Gjonit! Tip Andi Bushati!

  5. Grigor says:

    Ik mor palle, se nuk eshte krize politike kur qen bij qenerish si puna jote, e Metes, Kryemadhit, Tit Vasalit, Sali Rrumpalles, Mul Nokes, dhe Belul Bashes nuk vijne dot ne pushtet.
    Krize politike do kemi nqs behen votimet dhe nuk do kete asnje fitues, ose kur nuk behen dot zgjedhjet, sepse nuk ka rend publik.
    Idiot.

  6. undefined says:

    O zot kush ka qene Minister……I Padrejtesise !!!!

  7. ana says:

    Nuk ka krize politike o derzi, po ka krize te sojit tuaj qe kerkoni te mbijetoni me cdo cmim dhe jashte regullave te lojes.

  8. tori says:

    e kan bere per te miren e Shqiperis.Hahahahaaaaa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje