Pompeo: Donald Trump, i dërguari i Zotit për të shpëtuar Izraelin

22 Mars 2019, 19:26Bota TEMA

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, mund të jetë dërguar nga Zoti për të shpëtuar popullin hebre nga Irani. Të paktën kjo duket se është bindja e sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.

Në një intervistë për Rrjetin e Transmetimeve të Krishtera (Christian Broadcasting Network), Pompeo u pyet nëse Trump mund të jetë si figura biblike Ester, i cili thuhet se i ka shpëtuar hebrenjtë me ndihmën e Zotit.

“Si i krishterë, sigurisht që besoj se është e mundur”, tha Pompeo.

Ai ka lavdëruar administratën Trump, që sipas tij, ka bërë të mundur që shteti hebre do të vijojë të ekzistojë.

“Unë kam besim se Zoti ka bërë punë këtu”, tha ai.

Komentet e Pompeos erdhën pas njoftimit të presidentit Trump për të njohur sovranitetin e Izraelit mbi Lartësitë Golan.

Jo shumë kohë më parë, edhe zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, duke folur në të njëjtin stacion televiziv, përmendi ndërhyrjen e Zotit, duke thënë se ai “donte që Trump të bëhej president”.(TemA TV)

1 komente në “Pompeo: Donald Trump, i dërguari i Zotit për të shpëtuar Izraelin”

  1. Antiracisti says:

    Na paska qi nonen zoti me kete psikopat racist.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje