Rruga e Re e Mëndafshit: A do të bëhet Italia kali i Trojës për Kinën?

22 Mars 2019, 16:22Bota TEMA

Pavarësisht mospëlqimit të disave, Italia do të bëhet zyrtarisht vendi i pare i G7-s që do të mbështesë programin e diskutueshëm kinez të infrastrukturës “Belt and Road”, me vlerë 1 trilion dollarë. Presidenti kinez, Xi Jinping, është sot në Romë, ku është takuar me homologun Sergio Matarella.

Një takim 20-minutësh në Presidencë mes dy krerëve të shteteve konkludoi me një konferencë të përbashkët shtypi, gjatë të cilës të dy palët konfirmuan se bashkëpunimi me Kinës dhe Italisë do të forcohet.

Çfarë është Belt and Road? Për të kuptuar më mirë programin e kinezëve, le ta fillojmë me një pyetje: Sa të përbashkëta mendoni se mund të kenë kryeministri aktual italian, Giuseppe Conte, dhe eksploratori Marco Polo? Shumë shekuj pasi Rruga e Mëndafshit krijoi lidhje tregtare fitimprurëse nga Venediku në Kinë, kryeministri i Italisë dha mbështetjen e tij zyrtare për të ashtuquajturën Rruga e Re e Mëndafshit gjatë vizitës së Presidentit Xi në kryeqytetin italian.

Italia është e para nga shtatë fuqitë më të mëdha ekonomike perëndimore që i jep peshë nismës kineze. “Është një gjest i fuqishëm diplomatik, mbi të gjitha, simbolik”, thotë për France 24, Jean François Dufour, i cili kryeson firmën konsultuese DCA Chine-Analyze në Paris. “Nuk ka asnjë organizatë përgjegjëse për Rrugën e Mëndafshit, që Roma mund t’i përmbahet”, thotë ai. Megjithatë, Roma është e gatshme të përfundojë një sërë marrëveshjesh tregtare që do të bëjnë që afrimi diplomatik të jetë konkret.

Ruajtja e portit të Triestes

Mbështetja e pritshme e Italisë padyshim e ka irrituar Uashingtonin, i cili është angazhuar në një luftë tregtare me Pekinin. Shtetet e Bashkuara e kanë paralajmëruar Romën në lidhje me gatishmërinë për t’i lënë terren “një projekti vanitoz infrastrukturor të Kinës”.

Por Italia beson se Rruga e Re e Mëndafshit mund ta ndihmojë ekonominë e saj të ringrihet pasi ajo shkoi drejt recesionit në fund të vitit të kaluar. Roma tani ka vënë bast se “mbështetja zyrtare e këtij projekti do ta bëjë vendin destinacionin kryesor të Evropës për investime shumë të lakmuara të Kinës”, thotë Dufour. Në të vërtetë, shpjegon ai, Porti i Triestes në terma afatshkurtër do të jetë një nga përfituesit kryesorë të këtij projekti. “Është një port që ka qenë në rënie ekonomike për vite me radhë. Roma mendon se Kina mund ta rigjallërojë atë njësoj siç ndodhi me portin grek të Pireut, aktiviteti i të cilit u pesëfishua pasi u ble nga Kina”, vëren ekonomisti francez.

Për Pekinin, Italia përfaqëson një hap të ri në programin ambicioz të investimeve, i cili synon mbi të gjitha “t’u ofrojë kompanive kineze tregjet e huaja për të kompensuar një ngadalësim të biznesit në Kinë”, thotë Dufour. Si e tillë, Kina është e gatshme të bashkëpunojë me Leonardo, një firmë italiane e teknologjisë së lartë, e specializuar në hapësirën ajrore, sigurinë dhe mbrojtjen. Pekini gjithashtu mund të bëjë më së shumti marrëdhëniet e mira me Romën për të shfrytëzojë rastin për ta bërë Huawein, gjigantin e saj të diskutueshëm të telekomit, për të nisur implementuar në Itali teknologjinë e saj 5G.

Stimulimi i frontit anti-Kinë në Evropë

Ky afrim shkon përtej ekonomisë. Me Evropën e qendrimeve më të ashpra kundrejt Kinës, koha është e përshtatshme për Pekinin, kjo në aspektin politik. Më 12 mars, për herë të parë, Komisioni Evropian e konsideroi Kinën një “rivale sistemike”. Gjermania deri kohët e fundit e ka parë relativisht në mënyrë pozitive superfuqinë aziatike, por që atëherë Berlini i është afruar qëndrimit më të vendosur të Francës”, thotë Dufour.

Në këto rrethana, mbështetja zyrtare nga Italia, ekonomia e tretë më e madhe e Eurozonës, mund të shërbejë për zbutur frontin e sapolindur anti-Kinë. Sigurimi i një shkalle të vullnetit të mirë, ose të paktën neutraliteti, nga Evropa është gjithnjë e më vitale, ndërsa marrëdhëniet tregtare të Kinës dhe SHBA-së janë zvogëluar.

“Është e vërtetë që, politikisht, Italia mund të bëhet një kalë i Trojës për Kinën, sepse investimi kinez do të shtyjë Romën që të përpiqet të përkeqësojë intransigjencën e fuqive të tjera evropiane ndaj Pekinit”, thotë Dufour.

Ndërkohë, Roma gjithashtu e sheh afrimin me Kinën si një lëvizje e zgjuar politike për Italinë. Basti me Kinë është një mënyrë që lidershipi euroskeptik në Itali po r përdor që “të demonstrojë pavarësinë e vendit duke i thënë BE-së se Italia nuk varet nga subvencionet e saj”, thekson Dufour. Kjo është një zgjedhje politike që eksperti e quan “paradoksale”, duke pasur parasysh faktin se “në një kohë pak a shumë të gjatë, investimi kinez do të manifestohet me varësinë e ekonomisë italiane nga Pekini”.

Dhe në fund, nuk është e qartë se Italia do të dalë në krye. (TemA TV)

4 komente në “Rruga e Re e Mëndafshit: A do të bëhet Italia kali i Trojës për Kinën?”

  1. perendimi says:

    Sidoqofte, investimet kineze ne evrope nuk kane qene serioze dhe kane deshtuar….
    Kinezet synojne vendet qe kane probleme financiare dhe vendosin kushte te cmendura
    Ne Kolombo te Sri Lankes, eshte bere nje nga investimet me te madhaja kineze, ndertimi i nje porti te ri, por me sa dihet e kane marre me koncesion per 100 vjet

  2. Pajdhany says:

    Italia kal troje ?
    Shkoni n Shqipni,se ajo esht gati per m u bo mushk troje..

  3. realisti says:

    Sa here qe flitet per Kinen me kujtohet nje thenie qe ne Itali njihet si e Benito Musolinit. “Ai komb qe i ka djepet bosh nuk mund te komandoje” . Kina sipas ketije “rreguli” do terheqe drejt vetes gjithmone e me shume fuqine vendimmarrese sidomos ne fushen e mardhenieve trgtare. Tregu kinez dhe fuqia njerzore qe ai perfshin sot percaktojne drejtimin e zhvillimit te ekonomise boterore. Italia e ka kuptuar dhe kerkon te mos humbase kohe dhe te perfitoje nga kjo mundesi qe jepet nga qeveria komuniste e Kines. Ne tregeti pallavrat ideologjike nuk kane asnje vlere. Kur vlerat e demokracise si, te drejtat e njeiut, apo pluralizmi apo liria e fjales dhe mendimit kur vihen perballe vlerave te ekonomis se tregut therrmohen dhe behen pluhur ,nuk meren ne konsiderate. Sa i perket Trampit ai ka qef qe ta kete per vete monopolin e te berit tregeti me Kinen komuniste, prandaj dhe merzitet. Kina sot ka nje organizim shreteror monopartiak qe do te thote vendimmarrje te shpejt dhe efikase . Kur firmos Xi Jinping do te thote se nje miliard e trqind milion njerz do ta zbatojne ate vendim. Nje fuqi e tille garanton vazhdimsi dhe siguri aq te nevojshme ne kontrata dhe mardhenie trgtare sepse shteti nuk falimenton siç ndodh me dermarjet qe i ekspozohen ligjeve te ekomomise se tregut si konkurenca dhe pasoja e saje falimenti.

  4. USA citizen says:

    Nje bravo e madhe Italise. Ata europiane qe kane frike nga nje kale i ngordhur si Trump demtojne interest e vendeve te tyre. Kina ka para te lira dhe kerkon tregje per ti investuar. Sigurisht kina ka beneficet e veta. Askush nuk investon per filantropi. E rendesishme eshte te kete “win-win situations”. Nga vendet ballkanike Maqedonia eshte e para ne thithjen e ketyre investimeve. Ekspansioni I Kines eshte shtrire fuqimisht edhe ne Afrike cka shikohet me xhelozi nga Franca, Belgjika, Spanja dhe Anglia sepse Kina po investon ne vendet ish-koloni te ketyre vendeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje