Studimi: Radikalët islamikë formohen në shoqëritë perëndimore

21 Mars 2019, 20:45Bota TEMA

Myslimanët e lindur dhe të rritur në Perëndim kanë më shumë gjasa të mbështesin idetë ekstremiste sesa ata që lindin diku tjetër dhe që më vonë emigrojnë në vendet perëndimore. Ky është përfundimi i një studimi të kryer nga një universitet suedez.

Është kthyer në supozim të zakonshëm ideja se kërcënimi nga islami ekstremist vjen nga jashtë Perëndimit, çka shpesh ka bërë që partitë populiste të kritikojnë ashpër politikat e emigracionit sidomos në Europë. Por në bazë të studimit të kryer nga Universiteti i Uppsala-snë Suedi, radikalët e rritur në këto vende mund të jenë një problem shumë më i madh.

Studiuesit arritën në përfundimin se mbështetja e ekstremizmit në radhët e myslimanëve të lindur në Perëndim shpesh vjen nga një ndjenjë e të qenit në disavantazh dhe të margjinalizuar në krahasim me shumicën e popullsisë në vendet ku ata jetojnë.

Nëse analizon sulmet terroriste që kanë ndodhur në Evropë dhe në SHBA, – thanë hulumtuesit, – kupton se shumica e tyre “planifikohen dhe vihen në zbatim nga njerëz të lindur dhe të rritur në Perëndim”.

Një nga zbulimet kryesore të studimit ishte se myslimanët e lindur në botën perëndimore identifikohen më shumë me myslimanët si një grup dhe tregojnë më shumë zemërim për trajtimin e padrejtë të tyre. Ata gjithashtu pranojnë “një gatishmëri më të madhe për të përdorur forcën” për të mbrojtur myslimanët në mbarë botën.

Gjetjet mund të shpjegohen, thonë studiuesit, nga fakti se ata kanë “një përvojë më të fortë të të qenit në disavantazh” në krahasim me mesataren e personave në shoqërinë e tyre, gjë që çon në frustrim dhe zemërim.

Studiuesit sjellin shembullin e Suedisë, ku myslimanët që krriten dhe edukohen në atë vend presin që të konsiderohen si suedezë të mirëfilltë nga bashkëmoshatarët e tyre, por zbulojnë se nuk trajtohen në këtë mënyrë dhe ende konsiderohen më shumë si emigrantë.

Megjithatë, autorët e studimit janë të kujdesshëm në lidhje me interpretimin e rezultateve.

Margjinalizimi në shoqëri nuk është shkaku kryesor apo i vetëm i ekstremizmit apo gatishmërisë për të përdorur dhunën, thonë ata. Kjo mund të vijë për një sërë faktorësh (për shembull, mbështetja për ekstremizmin mund të ndikohet gjithashtu nga rrethet shoqërore).

Studiuesit thanë se është njëkohësisht ironik dhe tragjik fakti se ekziston një rreth vicioz mesmënyrës se si trajtohen myslimanët në Perëndim dhe ekstremizmit që nxit refugjatët nga Lindja e Mesme në këto vende.

“Myslimanët që rriten në Perëndim ndihen të përjashtuar dhe kjo çon në tërheqjen e disa prej grupeve të tilla si Shteti Islamik i Sirisë dhe Irakut, të cilat kanë shkaktuar valë të mëdha refugjatësh myslimanë drejt Perëndimit”, thanë ata.

Studimi është bazuar në disa studime të mëparshme, njëri prej të cilëve ka përfshirë myslimanë nga më shumë se 20 vende të ndryshme.(TemA TV)

1 komente në “Studimi: Radikalët islamikë formohen në shoqëritë perëndimore”

  1. o tourkos nuk ka vend ne token kristiane........ says:

    bishti i qenit,mbetet bisht qeni…………..gezuar ramazonin!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje