VIDEO/ Nis punimet kongresi elektoral i PS: Moment reflektimi, synojmë mandatin e tretë. Të gatshëm për çdo dialog

23 Mars 2019, 10:12Politika TEMA

Partia Socialiste ka nisur punimet për kongresin elektoral.

Fjalën hapëse e ka mbajtur sekretari i përgjithshëm Taulant Balla i cili është shprehur se ky është një moment reflektimi.

Balla shprehet se PS synon mandatin e tretë qeverisës.

Nga salla e Pallatit të Kongreseve ai ka përcjellë një mesazh edhe për opozitën duke i bërë thirrje për dialog.

“Shumica e shqiptarëve ka sot bindjen se ne jemi e vetmja forcë që mund të qeverisë vendin. Ne jemi e vetmja forcë poliitike që mund të ofrojë modle të susksesshme. Në zgjedhje e 30 qershorit ne duhet të rikonfirmohemi jo vetëm në bashkitë e drejtuara prej nesh por edhe nga ato që mbahen peng nga pala tjetër. Ata u përpoqën të krijojnë një ngërc artificial me djegien e mandateve.

PS sot është e vetmja forcë politike model në Shqipëri. Është e domosdshme që të vazhdojmë aksionin tonë për rritjen e përfaqësië dhe anëtarësisë për të siguruara bashkëpunimin sistematik nga anëtari më i thjeshtë te kryetari i saj. Nga ky kongres ne do të dalim më të motivuar për t’u përmirësuar edhe më tej. Partia është garancia e mos harresës nga ne këtu lart për ju atje poshtë. Të dashur delgatë, ne i fituam zgjedhjet e 2017 me një rezultat spaktakolar, ne jemi të gatshëm për cdo lloj dialogu parlamentar në favor të vend dhe qytetarëve”, deklaroi Balla.

Në Kongres pritet të rikonfirmohet Erion Veliaj si kandidat për një mandat të dytë në krye të Bashkisë së Tiranë dhe do të bëhen publike lista me këshilltarët bashkiakë për Kryeqytetin. (TemA)

 

1 komente në “VIDEO/ Nis punimet kongresi elektoral i PS: Moment reflektimi, synojmë mandatin e tretë. Të gatshëm për çdo dialog”

  1. John says:

    Njeri vella pa buke ne rruge , tjetri dasme (kongres) martojne Veliajn me tepsine e bashkise….. E mjera Shqiperi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje