Gazetari amerikan Guy Lawson tregon gënjeshtrat e reja të Shkëlzen Berishës

22 Mars 2019, 20:38Politika TEMA

Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, ka humbur Gjyqin në shkallën e parë të një Gjykatë ne Florida përballë , Guy Lawson, autorin e librit “Armët dhe Çunat”.

Berisha e akuzonte Lawson  për shpifje pasi ky i fundit, nxirrte prova dhe fakte të bazuar në burime të ndryshme se Berisha ishte i përfshirë në biznesin e armëve, që çoi në tragjedinë e Gërdecit.

Tanimë gjyqi është në Gjykatën e Apelit, ndërsa Berisha i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” ka hedhur poshtë disa detaje të librit, dhe thotë që  Lawson ka shpifur në shumë raste në librin e tij.

Në një komunikim me e-mail për gazetarin e Dritare.net, Lawson u është përgjigjur edhe një herë akuzave për “shpifje” të Berishës, duke thënë se shumë nga pretendimet e Berishës janë hedhur poshtë nga Gjykata.

Berisha deklaroi se është përpjekur të komunikonte me Lawson me anë të një emaili, por ai thotë se autori i librit “Armët dhe Çunat” nuk i ka kthyer kurrë përgjigje, dhe nuk ishte i interesuar për të dëgjuar dëshminë e tij.

Zoti Lawson shprehet se : “Z. Berisha nuk ishte në gjendje ta provonte këtë email gjatë procesit gjyqësor, dhe nuk ka asnjë provë se ai më ka kontaktuar mua para se libri im të publikohej, gjë që në fakt, z.Berisha e di mirë.”

Një tjetër pretendim i Berishës ishte se në librin e tij, burimi kryesor për Lawson ka qenë Erion Veliaj.

Autori, shprehet se në librin e tij të shumëdebatueshëm, ka përdorur një sërë burimesh.

“Erion Veliaj ishte një nga burimet e mia, por siç vuri në dukje gjyqtarja Cooke në vendimin e saj, unë mbështetem te një numër i madh burimesh të tjera, për të provuar përfshirjen e Paditësit(Z.Berisha)  duke përfshirë artikujt e New York Times, Broqard Beach New Times, New Republic. Dokumentari i “Al Jazeera”, “Bullets and Bucks”, ka zbuluar tabulatët diplomatikë, në të cilat ambasadori i SHBA implikon zotin Berisha në marrëveshjen korruptive të armëve, si intervista me shumë njerëz të tjerë që besojnë fort se zoti Berisha ishte i përfshirë në këtë marrëveshje. Me fjalë të tjera, kishte një numër të madh burimesh që implikonin zotin Berisha në këtë trafik armësh.”-shprehet Lawson.

Gjithashtu Zoti. Berisha tha se Lawson gënjen për takimin e tij me “çunat”, dhe këtë gënjeshtër e bën për t’i dhënë rëndësi librit të tij.

Zoti. Lawson në përgjigjen e tij, thotë se duke u referuar tek vendimi i Gjykatës, deklaratat e Berishës janë një teori konspirative.

“Gjykatësja Cooke e hodhi poshtë këtë argument, si një “teori konspirative” që “nuk arrin të provohet me dëshmi të qarta dhe bindëse”. Qëllimi im ishte dhe është nxitja e vëmendjes ndaj veprimtarive korruptive me shpresën se një hetim i duhur do ndërmerret për ngjarjen në Gërdec .”-thotë Lawson.

Shkëlzen Berisha deklaronte në emisionin se:  Zoti Lawson e di shume mirë se historia e Gërdecit nuk ka asnjë lidhje me historinë e AEY. Zoti Lawson, përpiqet t’i bashkojë këto histori për shkak se kërkon ta bëjë fabulën e vet sa më interesante. Këto dy histori nuk lidhen me njëra tjetrën. Demontimi i fishekëve dhe shitja e fishekëve, janë dy histori komplet të ndryshme nga njëra tjetra.

Por, Lawson thotë se përsëri Gjykata e ka hedhur poshtë këtë pretendim të Berishës.

“Përsëri, gjyqtarja Cooke e ka hedhur poshtë këtë argument. Ajo vuri në dukje se: “Thelbi i të dy historive ishte se Paditësi (Z.Berisha) ishte i përfshirë në një marrëveshje korruptive për trafikimin e arsenaleve të mëdha dhe të rrezikshme të Shqipërisë, që datonin që prej luftës së ftohtë ”

Libri im nuk nxirrte akuza të reja, ai paraqiti vetëm detaje dhe kontekste më të thella, duke treguar të kundërtën që thotë Berisha, se sa shumë ishin të lidhura, tragjedia e Gërdecit dhe marrëveshja e AEY.”-përfundon komentin e tij Lawson./ Isa Myzyraj-Dritare.net

8 komente në “Gazetari amerikan Guy Lawson tregon gënjeshtrat e reja të Shkëlzen Berishës”

  1. Koba says:

    E Pra nuk ka ku te veje ma QARTE.Duhet Urgjent te Hapet nje Proces per Edepsezin Zen Sy Peshkaqen ,Birin e Kriminelit Sali Ram Berisha,.
    Ylli Rakipi e tregoi veten “Shume Profesionist” po perfundoi nje Edepsez i Rendomte.

    1. Marxist S cum says:

      Genjeshtrat edhe lajmet mashtruese te TEMES.
      Mjere ju qe lexoni, besoni apo mendoni se po ndergjegjsoheni duke hapur faqet e kesal letre higjenike ne sherbim te Palloshit dhe mafjes komuniste drejtuar nga nje Cam Tullac.
      Marxist Scum Mero dhe banda e fshatareve te tij nga Cameria e Greqise.

  2. Komentuesi says:

    Nuk dorezohet kollaj krimineli.Shkerdhen Berisha do beje perpjekjet e tija per t’i kundreshtuar me shpifje e trillime,me akuza te kota me qellim qe t’i shpetoi denimit.Shkerdheni do livadhisin deri sa institucionet e drejtesise te marin formen e tyre te pavarur,te cilat deri sot kane qene te uzurpuara nga Sali Berisha.

  3. Drejtesia says:

    Nga do shpetojnr me pare vampiret se I del emrin edhe Zenit jo vetem Gerdeci e Chez po Gita po merhumi Maltezi edhe Liria na krijoi shoqaten dhe Taci oil fuste milionat. Pra e di gjithe vendi se cfare ka bere banditi Sali. Edhe sarajet mbi toke flasin ku I gjeten leket kur vijne nga hici dhe nuk trashegojne asgje. Burg dhe konfiskim. Nuk ka rruge tjeter.

  4. alphade says:

    Kur ky bandill “sypeshkaqeni” do te mbyllet per disa vjet ne REC,
    atehere do t’i thote te gjithe, bile edhe burri i tezes do t’i dali ne
    enderr nate per nate. Nuk,e njihte fare burrin e tezes , dekkaroi
    Zeni ne intervisten e Ylli Rakipit te emisioni “Te Paekspozuarit” ?!
    CFARE RRENE !!!!!! VALLE A T’I BESON NJERI KETO DOKRRA,ZENI ???!!!
    Qe ketu duket se ZENI i ka te gjitha genjeshtra e trillime ne ato qe i
    thote ne intervisten e YLLI RAKIPIT …..!
    Dhe amerikani GUY LAWSON thote te verteten ku e verteton edhe
    gjyqi qe fitoi kunder mafiozit SHkelzen Berisha, i cili “shkoi ne Ame-
    rike per lesh dhe u kthye sa i qethuar ashtu edhe i rruar paq …..” !!!

  5. Kozmos says:

    TE GJITHA AKUZAT QE HIDHEN PER SHKELQENIN ,JANE ABSOLUT TE BESUESHME . NGA MASA E ZULLUMEVE TE TYRE, KJO ESHTE ME E VOGLA . SHPRESOJME QE KRIMINELEVE , ANTISHQIPETAREVE, QE KANE SHITUR TE GJITHA ASETET E SHQIPERISE , QE KANE VRARE DHE SHKATARRUAR POPULLIN , DUHET SE SHPEJTI TI VIJ FUNDI .

  6. Berti says:

    Zoti Bekofte SHBA , po ndihmon (edhe ) vendin tim.
    God bles USA, thank you

  7. Kolona says:

    Çfarë le prej maces gjuan për minj dhe Shkerdheni kriminel si i ati dhe Ylli Rakipi. Ylli e mer në emision për ta bere te zezën të bardhë. Ylli është vrasës si SALA dhe shumë i rrezikshëm ka vrarë refugjatë, ka rrjepur familjet e tyre duke u marrë miliona dhrahmi për të vajtur në Greqi. KERRMA do mbrojë kerrmenEre e qelbur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje