Lefter Maliqi i pavendosur kë do mbështesë, PD apo PS në zgjedhjet lokale: Basha gaboi, fatal përjashtimi i Topallit, Patozit e Bodes

26 Mars 2019, 09:43Politika TEMA

I ftuar në emisionin “Natë me Xhaxhiun”, deputeti Lefter Maliqi, i cili pranoi mandatin ka folur për situatën politike në vend, duke komentuar edhe Kongresin e Partisë Socialiste.

Sipas Maliqit, mbushja e sheshit me administratën shtetërore nuk përkthehet në fitore.

“Partia Socialiste po mbush sheshet me administratën shtetërore, siç i mbushte edhe Sali Berisha me administratën por, vota nuk është asnjëherë e lexueshme, pasi ka servilë plot.

Problemi është se njerëzit e shohin se në vend nuk është punuar”, deklaroi deputeti.

I pyetur nëse do të mbështesë PD apo PS në zgjedhjet lokale, Maliqi u tregua i rezervuar.

Nëse unë do të mbështes të djathtën  në Bashkinë e Beratit do ta fitojë PD, ndërsa nëse do ta mbështes të majtën do ta fitojë e majta“, tha ai.

Deputeti ka komentuar më tej edhe rolin e Lulzim Bashës si lider i Partisë Demokratike, duke pohuar se ky i fundit duhet të luaj në rol dytësor në PD, pasi nuk po krijon një frymë të re tek populli.

Mendoj që Basha nuk duhet të dorëhiqet nga PD-ja por  duhet të ketë një rol dytësorë, ai bëri gabim që la jashtë listave disa emra të njohur dhe të rëndësishëm në PD, nuk mund të lihej jashtë Jozefina Topalli, Astrit Patozi, Ridvan Bode që e njohin partinë në majë të gishtave.

Opozita nuk po krijon frymë të re sepse i gjithë problemi qëndron te lidershipi, këtu nuk ka revoltë popullore”, deklaroi ai.

2 komente në “Lefter Maliqi i pavendosur kë do mbështesë, PD apo PS në zgjedhjet lokale: Basha gaboi, fatal përjashtimi i Topallit, Patozit e Bodes”

  1. kastriot says:

    Mjere ky vend per njerez te verbuar partiake.Dhe nje mashtrues i radhes.

  2. Olti says:

    Fshatar po,myslimane po,tipik per kryetar bashkie ne Berat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje