Rudina Hajdari: Nuk më nxjerr kush dot nga PD-ja, mos-lënia e mandatit nuk ka lidhje me mamanë time

25 Mars 2019, 22:24Politika TEMA

Deputetja Rudina Hajdari e ftuar në ‘A-Show” në News 24, u pyet për deklaratat e disa muajve më parë për të lënë mandatin e deputetes.

Ajo u pyet edhe për përjashtimin nga Partia Demokratike.

Hajdari: Momentin që unë e mora këtë vendim, prita pak kohë. Doja të shikoja… Kam thënë që të lë mandatin tim për studentët. 

Por gjej rastin ta shpjegoj sot; ka të njëjtën vij logjike me atë që ndodh sot. Studentët donin ndryshim. U ngritën kundër kësaj klase politike. 

Kjo mua më mërziti shumë. Në ato momente isha në Qytetin Studentit, para bustit të tim at dhe në anën tjetër ishin studentët.

Adi KrastaKy vendim është një ‘vetëvrasje’ politike. Je e përgatitur ti zonjë që të të nxjerrin nga ajo parti?

Hajdari: Nuk më nxjerrin dot nga ajo parti. Vetëm nëse demokratët më thonë nuk të votojmë më. Kjo shihet tek vota.

Ajo u pyet nga Krasta, edhe nëse nuk hoqi dorë nga mandati i deputetes për shkak të vettingut në drejtësi ku pritet të dalë edhe nëna e saj, gjyqtarja Fatmir Hajdari.

“Nuk më ka shkuar fare në mend sepse është komplet jashtë asaj që unë dua për të kontribuuar në Shqipëri. 

Mamaja ime ka jetën e saj, vettingu, reforma në drejtësi ka marrë rrugën e saj. 

Nuk ndikoj dot në këtë proces. Mamaja ime ka qenë gjyqtare para se unë të hyja në politikë”, tha ajo.

Mediat pranë Berishës e Bashës e kanë sulmuar ashpër Rudina Hajdarin, duke aluduar se ajo nuk e lëshoi mandatin e deputetes, pasi i është premtuar që mamaja e saj, Fatmira Hajdari, nuk do të preket nga vetingu.

2 komente në “Rudina Hajdari: Nuk më nxjerr kush dot nga PD-ja, mos-lënia e mandatit nuk ka lidhje me mamanë time”

  1. allau dhe perndia says:

    Moj vajze e Azem Hajdarit,ki kujdes mos deklaro as majtas dhe as djadhtas se e ke marr shume perpjekur,sepse ata trima te malesise dhe dragobise e vrane baban tend kete ta dish mire se Azem Hajdarin e ka vrare njeriu me i poshter i shqiperise Sali Berisha,tradhetari i Shqiperise,dhe ti moj vajze mos mer shume me zagaret dhe fashistat e pd-se.

  2. Malok saliu says:

    Mjere Shqiperia kush e ka drejtu, e drejton dhe do ta drejtoje ,do te thoshte Sami Frasheri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje